Rasti Monstra, edhe një muaj paraburgim për të arrestuarit

Sot Gjykata Themelore në Shkup ua vazhdoi edhe për një muaj masën e paraburgimit të arrestuarve në aksionin policor Monstrum. Masa vlen për dy personat e arratisur si dhe për tre personat Rami Sejdi, Agim Ismailoviq dhe Fejzi Haziri që janë duke qëndruar në burgun e Manastirit.

Me këtë vazhdim të katërt, gati tre muaj pas arrestimit, çështja e të akuzuarve për rastin Monstra mbetet status quo. Ndërsa procesi gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë ende nuk duket se do të fillojë.

“Nuk ka asnjë zhvillim që tregon se procesi i gjykimit do të fillon shpejtë” – ka thënë për Portalb avokati i të akuzuarve për rastin Monstra, Naser Raufi.

Portalb kupton se gjykatësi i cili udhëheq këtë gjykim do të fillon pushimin më 3 gusht, dhe kthehet më 27 gusht, kështu që as edhe në muajt e ardhshëm nuk do të ketë ndonjë ndryshim.

Aksioni Monstra u zhvillua mëngjesin e 1 majit. U bastisën disa shtëpi dhe objekte, ndërsa u arrestuan 20 persona. Nga 20 të arrestuarit, vetëm tre akuzohen për rastin Monstra, ndërsa tre të tjerë tashmë janë dënuar për armëmbajtje pa leje. Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk dha përgjigje se cilët nga të arrestuarit kanë luftuar kundër NATO-s në Irak dhe Afganistan, gjë që pati deklaruar më 1 maj vetë Jankullovska, në konferencën për shtyp pas aksionit Monstra./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button