Në mëngjes përcolli të atin në banesën e fundit, në mbrëmje këndoi në skenën magjike

Hera e parë që del në një skenë dhe hera e parë në një festival si ai i Këngës Magjike. Kur Arditi e pa për herë të parë foton e Kreshnik Alikajt, u habit pak: “New artist?” – pyeti si me çudi, por më pas tha “pse jo edhe ai?”

“Instagrami”, kënga me të cilën Kreshniku u prezantua në Këngën Magjike, u këndua njëzëri nga publiku edhe në Pallatin e Kongreseve, kur ai doli edhe një herë tjetër para juries, e cila do ta ridëgjonte për t’i dhënë mundësi të votonte dhe të votohej. Por prekja e skenës magjike nuk ishte e zakontë për Kreshnikun, transmeton Revista Class.

Pak para se ta prezantonte këngën e tij, Arditi tha se donte të dilte nga skenari për ta falënderuar për të gjithë respektin që tregoi për skenën e madhe. Kreshniku, sot në mëngjes ka përcjellë në banesën e fundit të atin, i cili ndërroi jetë një ditë më parë: “Të përcjellësh babanë në mëngjes dhe të vish të këndosh në Këngën Magjike në darkë duhet të jetë një sakrificë e madhe”, – tha Arditi duke e falënderuar dhe vlerësuar Kreshnikun për respektin që tregoi ndaj spektaklit dhe publikut.

Pas interpretimit të tij, Kreshniku i mori dritat jeshile nga publiku edhe këtë herë, por jo nga juria. As të kuqe, madje. Të gjithë anëtarët e jurisë vendosën që t’i linin dritat të bardha në respekt të të atit të ndjerë të Kreshnikut… ‘Instagrami’, në fakt, e nxori nga loja Kreshnikun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button