Një shtetas nga Venezuela është kapur në Aeroportin e Shkupit me mbi 2kg kokainë

Drejtoria Doganore e Maqedonisë, në bashkëpunim me policinë, në Aeroportin e Shkupit sot ka zbuluar dhe konfiskuar mbi dy kilogramë kokainë, te një shtetas i Venezuelës, i cili zbarkoi nga Cyrihu në natën e 5 dhjetorit, njofton Portalb.mk.

“ Më 5.12.2018 mbi orës 20:30 me fluturimin nga Cyrihu, në hyrje të Republikës së Maqedonisë është selektuar për kontroll të detajuar një udhëtar – shtetas i Republikës së Venezuelës. Gjatë kontrollit, në bagazhin e tij është gjetur mbi 2kg substancë e bardhë pluhur, e cila gjatë kontrollit me testues për drogë ka dhënë rezultat pozitiv për prani të kokainës hidrohlorit, që inicion se substanca e panjohur është drogë narkotike – kokainë. Pas marrjes së rastit nga ana e inspektorëve nga Sektori për Hetime në Drejtorinë Doganore, ndërkaq pas urdhrit të prokurorit publike, substanca e panjohur është dorëzuar për ekspertizë me të cilën është konstatuar se bëhet fjalë për kokainë”, thonë nga Drejtoria Doganora.

Sipas tyre, droga e konfiskuar, në tregun e zi të Republikës së Maqedonisë, kap vlerën rreth 140.000 euro, ndërkaq e njëjta gjatë shitjes me pakicë mund të arrijë vlerën deri në 570.000 euro.

Drejtoria Doganore deri te Prokuroria Themelore Publike kundër të dyshuarit ka dorëzuar padi penale, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale “Prodhim të paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button