Ministrja bullgare Zaharieva: Presim vizitë të papa Françeskut në Bullgari dhe Maqedoni në maj

Presim vizitë të papa Françeskut në fillim të majit, ndërsa sipas informatave, ai do ta vizitojë edhe Bullgarinë edhe Maqedoninë, kështu deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë në emisionin “Ova utro” (Këtë mëngjes) të televizionit bullgar, transmeton Portalb.mk.

“Ka ftesë. Presim të vijë dhe shpresojmë në të. Ka përgatitje shumë serioze dhe besueshmëri të madhe. E presim në fillim të majit. Kjo me të vërtetë do të jetë një vizitë e rëndësishme”, tha Zaharieva.

Ajo shpjegoi se papa asnjëherë nuk udhëton vetëm në një shtet dhe kjo është pjesë e protokollit të Vatikanit, tha Zaharieva, duke e përsëritur konfirmimin për vizitën e papës edhe në Bullgari edhe në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button