Kur Gruevski tha se ka fituar azil, Hungaria i ka ndërruar disa drejtorë në Telekomin e Maqedonisë

Kur ish kryeministri, Nikolla Gruevski, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale deklaroi se ka fituar azil nga Qeveria e Hungarisë, thuajse njëkohësisht, Regjistri Qendror i kompanive të Maqedonisë pasdite ka njoftuar se i kanë ndërruar disa nga drejtorët në bordin e Telekoit të Maqedonisë, informojnë Laboratori Raportues Hulumtues, njofton Portalb.mk.

Arsyea është ikja e drejtorit të vjetër në Budapest të Hungarisë.

Në tre muajt e kaluar janë ndërruar tre drejtorë në bord, për shkak të dhënies së dorëheqjeve të drejtorëve në Magjar Telekom.

Me kërkesë të palës hungareze “Telekomi i Maqedonisë” ka ndryshuar anëtar të bordit të drejtorëve. Vendimi është zyrtar dhe ka hyrë në fuqi nga 20 nëntori i muajit të kaluar, pasi që Regjistri i kompanive të Republikës së Maqedonisë i ka shkruar ndryshimet. Nga kjo kërkesë, Kuvendi i Sh.A. “Telekomi i Maqedonisë” më 09 nëntor ka vendosur që ta shkarkoj Ishtvan Gjergj Deveni, gjithashtu nga Hungaria, dhe në vend të tij e ka emëruar janosh Tremell i cili është drejtor i rrjetit të teknologjik në “Magjar Telekom”, shoqëruesja hungareze e “Dojçe Telekom”. “Dojçe Telekom” nëpërmjet “Magjar Telekom” e posedon shumicën e pakos së aksioneve me të drejtë vote.

Laboratori Raportues Hulumtues, e ka hetuar ndryshimin në ueb-faqen e Regjistrit Qendror, institucioni i cili i regjistron kompanitë tregtare dhe është e obliguar që t’i njoftojë për ndryshimet të cilat ndodhin në kompanitë, ndërkaq kërkimi i bazave të të dhënave publike tregon se hungarezët vetë kanë kërkuar që ta ndërrojnë përfaqësuesin e vjetër me përfaqësues të ri si anëtar jo-ekzekutiv të Bordit Drejtues.

Ndryshimi i bordit të drejtorëve është publikuar në Regjistrim Qendror

Sipas informatave që janë dorëzuar deri te Asambleja e Telekomit të Maqedonisë, pala hungareze kërkon që të ndryshohen drejtorët pasi që Gjergj Deveni largohet nga “Magjar Telekom”. Arsyet për ikjen e drejtorit të ri nuk janë sqaruar.

Informatën e ka konfirmuar edhe anëtari i drejtorëve të Sh.A. Telekom. Një muaj përpara mbajtjes së Asamblesë, gjegjësisht më 9 tetor Bordi i Drejtorëve të “Telekomit të Maqedonisë” ka vendosur që ta thirr Asamblenë e cila më vonë e ka miratuar ndryshimin.

“Ato vetë kanë kërkuar, na lajmëruan dhe kanë të drejtë ta bëjnë atë kur të duan”, thotë Mirosllav Vujiq, anëtar i Bordit të Drejtorëve “Telekomi i Maqedonisë”.

Detajet për atë se kur kanë filluar ndryshimit, më shumë mund t’i lexoni në storjen e Laboratorisë Raportuese Hulumtuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button