Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta do të marrin pension prej 8 mijë denarësh

Pensioni që u premtua se do t’u jepet prindërve që janë kujdesur për fëmijë me nevoja të veçanta deri në moshën 26-vjeçare, parashihet të arrijë vlerën prej 8.000 denarë, transmeton Portalb.mk.

Pensioni është paraparë të hyjë në fuqi në kuadër të ndryshimeve ligjore të ligjit për mbrojtje sociale, për të cilin, siç njoftuan nga MPPS-ja ende është duke u punuar.

“Të drejtën për kompensim afatgjatë do të ketë të drejtë ta realizojë gjithkush, i cili i plotëson kushtet të parapara me zgjidhjet ligjore, që kur e njëjta do të hyjë në fuqi. Kjo dispozitë është në fazën e përpunimit, sepse janë pranuar sugjerimet e prindërve të fëmijëve me pengesa, dhe e drejta që kishte të bënte me prindërit vetushqyes, tash do të zgjerohet te të gjithë prindërit të cilët nuk shkojnë në punë, a ruajnë fëmijë me pengesa”, thanë nga MPPS-ja.

LEXO: Deinstitucionalizimi i personave me nevoja të veçanta: buxheti nga 29 milionë denarë, rritet në 169 milionë denarë

Përndryshe, pensioni u paralajmërua më 3 dhjetor të 2018-s, gjatë Ditës Botërore të Personave me Nevoja të Veçanta nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

“Çdo prindër që deri në moshën 26-vjeçare është kujdesur për fëmijën e tij, nuk e ka institucionalizuar të njëjtin, do të mund të fitojë pension pas moshës 62-vjeçare për nënat, dhe pas moshës 64-vjeçare për baballarët”, tha Carovska.

LEXO: Komiteti i Helsinkit: Personat me nevoja të kufizuara, mbeten të kufizuar në Maqedoni
LEXO: Alarmante: Në Maqedoni nuk dihet sa persona janë me nevoja të veçanta dhe si harxhohen mjetet për ata
LEXO: Golgota e përditshme e nënës Emsha me djalin autik: mungesë e mbështetjes institucionale
LEXO: Maqedoni, neglizhencën institucionale të personave autik përpos tyre e pëson dhe xhepi i prindërve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button