Gostivar, një grua është mbytur në lumin Vardar

Një grua sot në mëngjes e ka humbur jetën pasi ka rënë në lumin Vardar në Gostivar.

Sipas informatave të para, të cilat i konfirmon SPB Tetovë për Portalb.mk, një grua rreth orës 10:30, ka lajmëruar në stacionin policor se në urën e ish thertores në Gostivar, në ujërat e lumit Vardar ka rënë një grua e moshës 70-80 vjeçare.

Ekipi i SPB-Tetovë dhe prokurori kanë dalë në terren dhe po kryejnë ekspertizat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button