Kumanovë, çmime konstante për Ramazan, fuqia blerëse e ulët

Prej fillimit të muajit të Ramazanit, në Tregun e Kumanovës nuk ka lëvizje të çmimeve, siç po ndodh në disa qytete tjera të Maqedonisë.  Kjo, mbase nga fakti se edhe ashtu fuqia blerëse është mjaft e ulët, shprehen tregtarë të Kmanovës.  

“Çmimet e produkteve kryesore,  gati tash e një muaj janë të njejta, pra nuk kanë pësuar ndryshime, gjegjësisht rritje as me fillimin e muajit të Ramazanit. Njerëzit nuk kanë para për të blerë. Domatet standard sillen rreth 30 denarë, specat prej 20-30 denarë, patatet 10-15 denarë e kështu me radhë. Me një fjalë fuqia blerëse është mjaft e ulët. Madje vlen të theksoj se derisa viteve tjera qytetarët i mbushnin shportat me domate e patate , tani ata blejnë nga një apo dy kilogram” thotë Xhevdeti, njëri nga tregtarët në Tregun e Kumanovës. 
Ngjashëm është edhe me çmimet tjera në treg. Vezët arrijnë çmimin maksimal deri në 160 denarë, trangujt 40 denarë, kurse ngritje të çmimit gjatë Ramazanit, sot kanë shënuar urmet. Deri dje një pako urme ka kushtuar  prej 80 – 100 denarë, kurse sot shitej 120. Arsyeja përse është rritur çmimi vjen nga vendi i importimit të tyre. 
Shumica e bashkëbiseduesve na  thanë se sivjet kishin një sezonë mjaft të vështirë, pasiqë edhe përkundër ofertës së madhe , megjithatë blerës ka gjithnjë e më pak, ose blejnë në sasi më të vogla, gjë që pasqyron realitetin e standardit jetësor të qytetarëve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button