Ulen pensionet për pensionistët e ardhshëm

Me Propozim Ligjin për ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor do të ulen pensionet për pensionistët e ardhshëm.

Diskutimi në Kuvend rreth këtij propozimi u bazua kryesisht në akuza mes deputetëve të VMRO-së dhe LSDM-së rreth asaj se kush më pak është kujdesur për hallin e pensionistëve e kush më tepër i ka ulur pensionet.

Igor Ivanovski, deputet i LSDM-së thirri deputetët e VMRO-së të mos mbrojnë atë që nuk mbrohet, të pranojnë se po ulin pensionet në kohë kur të gjitha çmimet rriten, dhe të mos gënjejnë për përqindjen e uljeve.

Kjo ulje e pensioneve do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2013, ndërsa pensionet do të ulen për 0.2 poenë ose 11% sipas opozitës, 1,13% sipas shumicës parlamentare./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button