Hetimi “Perandoria” i PSP-së e ndërpreu ndërtimin e Spitalit Klinik në Shtip

Kompania “Beton” nga Shtipi, që e ndërton Spitalin Klinik në Shtip, është pjesë e firmave, ku aksione deri para disa muajve ka pasur edhe biznesmeni Orce Kamçev dhe firma “Eksiko”. Hetimi i Prokurorisë Speciale Publike me titullin  “Perandori”, e ndërpreu punën në spitalin. Edhe para hetimit të PSP-së, ndërtimet e Spitalit Klinik zhvilloheshin me ritëm të ngadalësuar, sipas informatave se “Beton-Shtip” ka obligime të pashlyera për punë të kryera për projektin “Shkupi 2014”. Pak kohë më parë në firmë kanë shkuar përmbarues, të cilët në emër të disa bankave duhet të arkëtojnë borxh prej rreth një milion euro, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Për t’u siguruar gjatë punëve ndërtimore të Spitalit klinik, të cilat i realizon “Beton”  në Shtip ishte ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Gjatë kësaj, ministri siguronte se ministria ka pranuar vërtetim nga kompania greke, bartës i tenderit dhe e cila ka angazhuar “Beton-Shtip”, se problemet fillestare me ndërtimin janë tejkaluar.

“Jemi në kontakt të përditshëm me njerëzit me të cilët kemi nënshkruar kontratë, firma “Interkat” prej Greqia, të cilët kanë probleme të caktuara në bashkëpunim me nën-kontraktuesin “Beton-Shtip”. Megjithatë, sipas informatave të fundit, ata kanë gjetur zgjidhje dhe pikërisht për atë arsye, tani dëshirojmë të bindemi si është gjendja në terren, cilët punëtor janë këtu dhe gjatë javës së ardhshme t’i sinkronizojmë punët në pajtim me planin e ri dinamik”, tha ministri Filipçe.

Paralajmërimet e ministrit janë se spitali duhet të përfundohet kah mesi i vitit 2020. Gjatë hedhjes së gurthemelit, kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski, deklaroi se spitali do të lëshohet në përdorim në vitin 2018. Vlera e këtij projekti, në fillim ishte 30 milion euro. Para dy muajve kishte ristrukturim të buxhetit, por, atë se sa janë përllogaritjet dhe sa do të kushtojë ndërtimi i spitalit, për momentin askush nuk tregon.

“Beton-Shtip” ka punuar në shtatë objekte nga “Shkupi 2014”. Sipas të dhënave, ka obligime të pa-arkëtuara prej 14 milion euro. Firma është ndërmarrë prej katër kompanive tjera, të cilat kanë hyre me aksione dhe përveç “Eksiko” aksione ka edhe firma “Pelisterka”, pronari të cilës është gjithashtu subjekt hetimi për lëndën “Perandoria”. Në këtë listë është edhe drejtori aktual i firmës “Beton” Vançe Mijallçev. Janë të dyshuar për vepra të kryera penale “strukturim kriminel, dëmtim ose favorizim i kreditorëve, keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare, mashtrim dhe pastrim parash dhe shumë elemente tjera të veprave penale”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button