Ramazan Tamer dhe FRI realizuan me sukses tribunat në Maqedoni

Forumi Rinor Islam solli në Maqedoni profesorin Ramazan Tamer, nga Turqia, autor të disa librave dhe veprimtar i denjë në thirrjen Islame. Ai ka mbajtur disa ligjërata në disa qytete të MAqëedonisë.

Ligjëratën e parë profesori e mbajti në Shkup, konkretisht menjëherë pas një iftari që realizoi FRI në bashkëpunim me O.H. “Kalliri i Mirësisë”. Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë për përvojat që autori ka pasur në aktivitetet e ndryshme humanitare, respektivisht në disa vende afrikane ku populli ka  problem me mbijetesën. Tema ishte e fokusuar në aspektin e promovimit të humanitetit dhe bujarisë dhe me theks të veçantë gjatë Ramazanit.

Aktivitetin e dyte profesori e pati në Kumanovë, kësaj radhe pas namazit të teravisë, ku të pranishëm ishin kryesisht të rinj nga ky qytet, ku ligjëroi në temën “Ramazani, muaj i garimit dhe fitores”. 

Ditën e tretë, profesori ishte mysafir në një iftar në Tetovë me anëtarët dhe dashamirët e kësaj organizate. Pas iftarit u realizua ligjërata me temën “Ramazani, muaj i shpresës dhe rizgjimit”. Të pranishmit patën mundësinë të përfitojnë nga përvoja dhe vlerat Islame të cilat i promovoi ligjëruesi. Theks të veçantë profesori i kushtoi leximit të Kur’anit dhe përfitimit nga mësimet e tij.

“Është bërë traditë që gjatë Ramazanit të realizojë bashkëpunime me profesorë dhe aktivistë nga vende të ndryshme Islame me qëllim që të ofrojë ligjërata dhe përvoja për popullatën vendase dhe aktivistët e vet” thonë nga FRI./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button