Pendarovski: Vendet anëtare të NATO-s interesohen për procesin e pajtimit në Maqedoni

Koordinatori nacional i NATO-s, Stevo Pendarovski gjatë vizitës së tij në selinë e NATO-s u takua me përfaqësues të vendeve anëtare të cilëve ua prezantoi programin për vazhdimin e reformave, transmeton Portalb.mk.

Pas “përfundimit të suksesshëm” të negociatave qasëse për NATO në tetor, Maqedonia duhet të vazhdojë me reforma deri në anëtarësimin në Aleancë, shpjegoi Pendarovski pas takimit “29+1” të mbajtur dje në selinë e NATO-s në Bruksel në nivel të shefave të misioneve me delegacionet maqedonase. Në emër të Maqedonisë, koordinatori nacional i ka prezantuar planet për reforma që duhet të zbatohen gjatë vitit 2019, por edhe pas anëtarësimit në aleancë.

“Ka dy procese, një janë negociatat qasëse që mbaruan në tetor, dhe tani programi për vazhdimin e reformave. Kemi thënë se do bëjmë reforma në të gjitha fushat, në fushën e ushtrisë, të administratës, sigurisë,  shërbimeve të inteligjencës, sundimit të së drejtës dhe në reformat gjyqësore”, tha Pendarovski.

Maqedonia ka prezantuar program prej rreth pesëdhjetë faqe, pas të cilave vendet anëtare parashtruan pyetje.

“Më shumë interesohen se si do të shkojë procesi i implementimit të Marrëveshjes së Prespës, a do të ketë shumicë prej dy të tretës deri në fund të procesit”, tha Pendarovski.

Por, vendet anëtare më shumë janë interesuar edhe për procesin e pajtimit.

“U intereson se çfarë është procesi i pajtimit. Tani deputetët kanë tridhjetë ditë, kanë kohë të dorëzojnë propozime qoftë politike  ose ligjore. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Por,  ajo që ata thanë është se është shumë e rëndësishme që pajtimi të mos dëmtojë sundimin e së drejtës”, tha Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button