“Nëna dhe Fëmija”: Komuna e Tetovës gati një vit nuk na jep informata për planin lokal aksionar ekologjik

Organizata joqeveritare “Nëna dhe Fëmija” nëpërmjet ligjit për qasje të lirë deri tek informatat me karakter publik thuajse një vit kërkon nga Komuna e Tetovës për të pasur qasje te plani lokal aksionar ekologjik i Komunës, por edhe pse kryetarja, Teuta Arifi ka premtuar se do të jetë transparente, Komuna u ka kthyer përgjigje sipërfaqësore dhe jo atë që ata e kanë kërkuar, njofton Portalb.mk.

Shoqata joqeveritare Nëna dhe Fëmijë  me 3 nëntor të vitit 2017 ka bërë një kërkesë deri te Komuna  e Tetovës për të pasur qasje te plani lokal aksionar ekologjik i Komunës se Tetovës për veprimtari ekologjike ose plani aksionar i cili hartohet në bazë të nenit 13 të Ligjit për Mbrojtje të Mjedisit.

Komuna e Tetovës kërkesës së Shoqatës Nëna dhe fëmijë i është përgjigjur me 28 dhjetor të vitit 2017 edhe atë siç thonë nga kjo shoqatë me një përgjigje të marrë nga interneti për planin aksionar ekologjik të Komunës së Tetovës.

Portalb  më poshtë do të sjell  edhe përgjigjen e  komunës së Tetovës në  gjuhen shqipe duke mos korrigjuar as edhe një presje nga përgjigja e komunës.

Përshkrim i masave për përmirësimin e kualitetit të ajrit

  1. Ndërim i sistemit të vjetër të ngrohjes të cilët shfrytëzojnë derivate të forta për nxemje modern përfshirë këtu dhe peletit me ndihmë financiare dhe subvencionim.
  1. Vendosja e ndalesës për ngrohje me material joadekuate dhe mbeturina të cilat mund të shfrytëzohen për amvisëri.
  1. Promovim i nevojës për shfrytëzim të drurit kualitativ për amvisëri.
  1. Rekomandim për pastrim të përhershëm të oxhaqeve dhe inspektim të furave private dhe shporetëve.
  1. Studim për vlerësim të mundësisë së vendosjes së ngrohjes qendrore.
  1. Rekomandim për shfrytëzim të burimeve modern të energjisë (solare, geo termalna).
  1. Ndalesa e paraqitjes së pluhurit nëpër rrugë, pastrimi i tyre dhe trotoareve.
  1. Studim për formim të zonave me emision të ulët (LEZ-Low emission zone) në qendër të qytetit.
  1. Ulje të lëvizjes në komunikacion: sinkronizim të semaforëve dhe ndërim të tyre me rreth rrotullim.
  1. Sistemim të komunikacionit.
  1. Implementim të politikave për prokurim të gjelbërt public për makina të cilat shfrytëzohen nga administrata publike.
  2. Zhvillim të sistemit për marrje të motorçikletave elektrike dhe biçikletave.
  1. Me vendim të këshillit është formuar edhe ndërmarja për transport publik. gaz.zyrtare nr. 17/2014.
  1. Politika për parkim dhe pagesë në qendër të qytetit.
  1. Zhvillim të rrjetit për shtigje të biçikletave, largim të pengesave urbane dhe vendosje të lokacioneve të sigurta për parkim të tyre.
  1. Formim të zonave të reja për këmbësorë.
  1. Ditët për automobil.
  1. Mbikqyrje të përhershme të instalimeve me leje A dhe B-Iskz si dhe misionin e tyre.
  1. Kontrollë të përhershme të pluhurit në lokacionet e ndërtimit dhe lokacionet ku bëhet rrënimi i objekteve, spërkatja me ujë dhe larja e përhershme e gomave të kamionëve.
  2. Përmirësimi i ndriçimit publik. Llampa LED.
  1. Mbrojtja e hapësirave të gjelbërta dhe zgjerimi i tyre në hapësirat urbane.
  1. Masa për rritje të vetëdijes publike: masa informative të cilat kanë qëllim rritjen e vetëdijes dhe ndryshimi në sjelljen për të njejtin qëllim.

Sipas OJQ-së këto masat e marra nuk janë adekuate, për këtë ata kanë kërkuar informata shtesë, se deri ku kanë arritur masat e reja.

Shoqata “Nëna dhe Fëmija” më 20 janar të vitit 2018 ka pasur edhe një takim me përfaqësuesit e zyrës së ambientit jetësor të cilët u kanë premtuar se komuna do të dalë me një LEAP të ri i cili do të jetë më i përshtatshëm për qytetin e Tetovës.

Edhe pse kanë kaluar 11 muaj nga ky  takim, shoqata joqeveritare “Nëna dhe Fëmijë” në vazhdimësi ka vazhduar që  bëjë kërkesë në Komunën e Tetovës në bazë të ligjit për qasje të lirë deri tek informatat me karakter publik, nga Komuna e Tetovës sipas tyre akoma nuk janë përgjigjur në asnjë email zyrtar të kësaj shoqate.

Elmedina Abdullahu nga shoqata Nëna dhe Fëmijë thotë se si për ironi nga Komuna e Tetovës ende nuk përgjigjen edhe ndaj denoncimeve në  e-report në mënyrë permanente.

“Denoncimet i kemi bërë në mënyrë permanente në e-report  por në asnjë rast nuk kemi parë ndonjë rezultat, edhe në numrat që janë në funksion jemi lajmëruar por situata vazhdon të ngelet e njëjtë sa i përket reagimit të komunës së Tetovës”, thotë Abdullahu.

Rikujtojmë se rast të ngjashëm me Komunën e Tetovës ka pasur edhe redaksia e Portalb.mk, e cila ka kërkuar të dhëna për Inspektoratin e Komunës, por Komuna ka kthyer përgjigje sipërfaqësore duke mos iu përgjigjur të gjitha pyetjeve. Për këtë arsye Portalb.mk, ka dorëzuar ankesë deri në shkallën e dytë të Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik dhe gjatë kësaj jave, pritet që i njëjti të vendos në lidhje me ankesën.

E rikujtojmë kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi se në intervistën më të fundit të Portalb.mk dhe Vertetmates.mk, ajo premtoi se do të jetë transparente dhe ekipi me marrëdhënien me publikun do ta bëjë të njëjtën. Të njëjtën e premtoi edhe më herët në debatin Jeta në Maqedoni si dhe në mandatin e kaluar të saj. Kjo komunë nuk është në listën e komunave më transparente në Maqedoni.

Dhënia e informatave jo të plota dhe jo të nevojshme rikujtojmë kryetaren se e shkelë pretimin për transparencë, por edhe ligjin për qasje të lirë deri tek informatat me karakter publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button