Ahmeti ka shprehur shqetësim për opstrukcionet e Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimet kushtetuese

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në takim pune ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, transmeton Portalb.mk.

 Ahmeti dhe ambasadori Zhbogar, siç thuhet në njoftim për media,  kanë biseduar për procesin e ndryshimeve kushtetuese, reformat sistemore dhe në përgjithësi rreth situatës politike në vend.
Kryetari Ahmeti i ka theksuar para ambasadorit Zhbogar shqestësimet e veta për frymat penguese ndaj suksesit të Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimeve kushtetuese.
Këto momente vendimtare për vendin dhe rajonin kërkojnë përkushtimin e të gjithëve, institucioneve, partive politike, shoqërisë civile, mediave dhe të tjerë.
Ky proces është i papërsëritshëm dhe është i rëndësisë absolute për sigurimin e rrugës tonë EuroAtlantike.
Lideri Ahmeti prandaj ka theksuar përgjegjësinë e çdo institucioni në vend dhe të çdo indiividi për të siguruar suksesin e procesit.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth reformave sistemore dhe pajtimit si procese të ndërlidhura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button