Këta janë tre lojtarët më të mirë në histori sipas Gundogan

Reprezentuesi i kombëtares së Gjermanisë, Ilkay Gundogan ka përzgjedhur tre lojtarët më të mirë në histori sipas tij.

Emra si Ronaldinho, Cristiano Ronaldo, Pele, Diego Maradona apo  Luiz Nazario Ronaldo janë emrat që përmenden kur vie puna tek ky debat, mirëpo asnjëri nuk bëri pjesë në top 3 të Ilkay Gundogan.

Numri 1 sipas tij është Lionel Messi, që konsiderohet edhe prej një shumice si më i miri i historisë.

Leite Kaka dhe Zinedine Zidane ishin përcjellësit e argjentinasit në listën e mesfushorit të Manchester City.

Këtë përgjigje, Gundogan e ka dhënë në “Instagram”, ku është pyetur nga fansat, shkruan lajmi.net.

Lojtari ka pasur një sezon mjaft të mirë deri më tani nën urdhrat e Guardiolas.

Ai ka qenë zëvendësues i denjë për Kevin De Bruyne, duke mos lejuar që skuadra të ketë probleme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button