Tetovë, vdes 74 vjeçari, përplaset për muri

Edhe një viktimë tjetër nga aksidenti automobilistik, bëhet fjalë për 74 vjecarin Jusuf J. nga Tearca. Sipas SPB-së në Tetovë, sot rreth orës 3 e 45 minuta të mëngjesit, derisa lëvizte me makinën e tij “Opel Kadet” me regjistrim të Gjermanisë është përplasur për muri.

Përnjëherë makina i ka dalë nga rruga, dhe e ka goditur murrin e betonit, dhe më pas është përplasur me shtyllën elektrike. Jusuf J. i vetëm me makinën e tij është nisur për të shkuar ta fal namazin e sabahut në xhaminë e fshatit. Nga goditja ai pësoi lëndime të rënda që i sollën vdekjen. 

Kjo është vdekja e katërt me rradhë në aksidente automobilistike gjatë muajit korrik të Tetovë. /tetova1/

Lajme të ngjashme

Back to top button