Neymari ëndërron Anglinë

Neymari nuk e ka mohuar dëshirën që një ditë të luajë në elitën e futbollit anglez.

Ylli brazilian, që veshë fanellën e PSG-së, e ka pranuar se Premier League është ndër kampionatet më të bukura në botë, transmeton Koha.net.

“Është një kompeticion i madh. Njëri nga më të mëdhenjtë në botë. Nuk e dimë se çfarë do na sjellë e nesërmja, por unë besoj se secili lojtar dëshiron që një ditë të luajë në Premierligë”, ka thënë Neymar.

26 vjeçari, që u transferua te Parisi për shumën rekorde në futboll, 222 milionë euro, vazhdimisht është i lidhur me një transferim te Real Madridi, ndërkaq, nuk kanë munguar edhe interesimet e klubeve angleze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button