Dhurimi i gjakut: Gjest human i cili i bën mirë organizmit

Në mbarë botën, çdo vit dhurohen rreth 92 milionë doza gjaku, ndërsa me një dozë mund të shpëtohen tre jetë njerëzish. Hulumtimet kanë treguar se meshkujt dhurojnë më shumë gjak, në krahasim me femrat.

Dhurimi i gjakut në mënyrë vullnetare para se gjithash është një gjest humane. Vetë fakti se në këtë mënyrë shpëtojmë jetë njerëzish, na bën që të ndihemi më mirë dhe më të vlefshëm. Megjithatë, është e rëndësishme të dini se edhe dhurimi i gjakut i bën mirë organizmit dhe shëndetit. Pra, me dhurimin vullnetar, jo vetëm që shpëtoni jetën e dikujt tjetër, por e përmirësoni edhe cilësinë e jetës tuaj, transmeton Panacea.al.

Në mbarë botën, çdo vit dhurohen rreth 92 milionë doza gjaku, ndërsa me një dozë mund të shpëtohen tre jetë njerëzish. Hulumtimet kanë treguar se meshkujt dhurojnë më shumë  gjak, në krahasim me femrat.


Cilat janë anët pozitive të dhurimit të gjakut sa i përket shëndetit tuaj:

  • Në këtë mënyrë do të kontrolloni pasqyrën e gjakut
  • Dhurimi i rregullt i gjakut zvogëlon rrezikun ndaj sulmit në zemër
  • Gjatë çdo donacion gjaku merret një mostër në bazë të së cilës përcaktohet grupi i gjakut dhe rezus faktori, pastaj kryhen teste laboratorike për hepatitin B, C dhe HIV. Përveç kësaj, pas çdo donacioni gjaku është i detyrueshëm kontrolli mjekësor.
  • Ndjenja e vetëvlerësimit
  • Gjesti me të cilin edhe ju luftoni për jetën e dikujt, do të zhvillojë edhe tek ju ndjenjën e respektit, dhe kjo është një ndjenjë shumë e çmuar.
  • Të ndihmosh të tjerët, do të thotë të ndihmosh veten, të bëhesh një njeri i mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button