Qytetarët e Maqedonisë, besimtarë të mëdhenj!

Sipas një studimi global “Religjiozitet dhe ateizëm” në “Galup International” të zbatuar në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar që ka përfshirë rreth 52 mijë persona në 57 vende në botë, 90 për qind e qytetarëve të anketuar të Maqedonisë janë përgjigjur se janë religjioz, çka i bën qytetarët e Maqedonisë të jenë më religjiozët në Evropë.

Pas qytetarëve të Maqedonisë, më religjioz në Evropë janë rumunët (89%), moldavët (83%), polakët (81%), serbët (77%), dhe italianët (73%).

Sipas indeksit botëror për religjiozitet, qytetarët e Maqedonisë janë në vendin e katërt. Më religjioz, sipas hulumtimit të “Galup” janë qytetarët e Ganas, Nigerisë, Armenisë dhe Fixhit. 
Më pak religjioz, ndërkaq, janë kinezët, japonezët dhe çekët. Si ateistë janë deklaruar 47 për qind e qytetarëve të anketuar kinez, 31 për qind e japonezëve dhe 30 për qind e çekëve. 
Në Maqedoni vetëm një për qind prej të anketuarve kanë thënë se janë ateistë. 

Pjesëmarrësit në hulumtimin janë përgjigjur në të njëjtën pyetje: “Pa marrë parasysh në atë nëse shkoni në vende për meshë ose jo, për vete a konsideroni se jeni person religjioz, jo religjioz ose jeni ateist i bindur”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button