Merimanga në Strugë, s’i kap të gjithë

Një pjesë e vozitësve në Strugë shprehen se aktivizimi i kamionit merimangë është pozitiv, por ata potencojnë se puna e tij në teren është selektive. Sipas tyre më shumë pësojnë dhe paguajnë gjobat ata vozitës që nuk kanë njohjet e duhura dhe ata që janë nga qytetet e tjera të vendit, si dhe nga jashtë shtetit.

Parkimi pa kriter i automjeteve në rrugët e Strugës, ishte një fenomen i gjithanshëm dhe shumë prezent por aktivizimi i merimangës duket se po ndikon pozitivisht në përmirësimin e këtij fenomeni. 

Nga Komuna e Strugës theksojnë se angazhimi i kamionit merimangë bëhet me qëllimin e vetëm që edhe në këtë drejtim të vendoset një rregull permanent, sidomos në këtë periudhë të sezonit turistik. Ato hedhin poshtë pretendimet se merimanga vepron dhe dënon në mënyrë selektive vozitësit./Potalb

Lajme të ngjashme

Back to top button