Koxias: Të isha unë ministër, Zaevit do t’ia tërhiqja veshë nëpërmjet NATO-s, BE-së dhe Nimicit

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, në një intervistë për televizionin grek “Antena”, në lidhje me deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev, për mësimin eventual të gjuhës maqedonase edhe në Greqi, tha se të ishte ai ende ministër “do ta tërheq për veshi në të gjitha mënyrat, edhe nga NATO, nga Bashkimi Evropian dhe nga Nimic”, njofton Portalb.mk.

“Nimic është aktivizuar dhe është mirë që e ka rikujtuar se i shkel dy pika të Marrëveshjes së Përkohshme dhe Marrëveshjes së Prespës”, tha Koxias, duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë do të kishte bërë ai sikur të ishte ende ministër.

Ai shtoi se dy çështje janë të rëndësishme nga Marrëveshja e Prespës dhe e lexoi nenin nga kjo marrëveshje se asnjë nga palët nuk do të përzihet në punët e brendshme të palës tjetër.

“Për atë, çfarë gjuhe do të mësohet në Greqi është kompetencë e jona. Nuk është puna e tyre”, tha Koxias dhe shtoi se e dyta është se duhet të ndryshohet neni 49 i Kushtetutës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button