BE dhe NATO s’ka çare tjetër

Shumica e qytetarëve në Maqedoni pa dallim përkatësisë etnike (61.4 për qind) konsiderojnë se anëtarësimi në BE dhe NATO janë orientimi strategjik i shtetit dhe nuk shohin alternativë të integrimeve euroatlantike.

Këtë e theksojnë rezultatet e hulumtimit të Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Instituti për demokraci (IDSCS) zbatuar me anketën në terren nga 19 deri 26 korrik në ekzemplarë reprezentativ prej 1.600 të anketuar, lidhur me qëndrimet e qytetarëve për politikë të jashtme të Maqedonisë dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, në aspekt të orientimit strategjik dhe arritjes së Qeverisë në këtë plan.

Të pyetur për atë sa është e drejtë politika e jashtme e shtetit, qytetarët janë të ndarë. Rreth një e treta ose 30 për qind konsiderojnë se politika e jashtme e Maqedonisë udhëhiqet në drejtim të duhur, 33.6 për qind konsiderojnë se ajo udhëhiqet në drejtim të gabuar, 23.8 për qind e të anketuarve janë neutral, ndërsa 12.6 për qind nuk kanë mendim për këtë.

Sipas përkatësisë etnike, tek maqedonasit etnik, 33.7 për qind deklaruan se politika e jashtme udhëhiqet në drejtim të duhur kundrejt 29 për qind të cilët mendojnë se udhëhiqet gabimisht. Tek shqiptarët etnik, 42.6 për qind e të anketuarve kanë perceptim se drejtimi është i gabuar, kundrejt 20.6 për qind për të cilët ajo është e duhur.

Të pyetur për përkushtimin e Qeverisë ndaj integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO, 43.2 për qind e të anketuarve mendojnë se nuk bën çka nevojitet për integrimet, kundrejt 37.6 për qind të cilët e mendojnë të kundërtën. Nga të anketuarit, 47.3 për qind konsiderojnë se zgjerimi nuk është prioritet për BE-në, kundrejt 34.6 për qind të cilët mendojnë se është prioritet për Bashkimin. Në mendimin se BE-ja nuk dëshiron që Maqedonia të bëhet anëtare janë 44.3 për qind, kundrejt 38.4 për qind e të anketuarve të cilët mendojnë se Brukseli dëshiron të bëhemi anëtare të saj.

Çdo i katërti qytetarë konsideron se Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së për gjashtë deri 10 vite dhe së bashku me ata që janë optimist më të mëdhenj, çdo i dyti qytetar ka pritje për anëtarësim për dhjetë vite prej tani. Për dallim prej tyre, çdo i pesti qytetar konsideron se Maqedonia asnjëherë nuk do të bëhet anëtare e BE-së. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button