Asamblea e Femrës së ASH-së, të dielën në Tetovë zgjedh kryetare dhe organet udhëheqëse

Të dielën më 09.12.2018 në ora 14 në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të mbahet Konferenca e parë e Asamblesë së Femrës në Aleancën për Shqiptarët, ku do të mblidhen asambleistet e ASH nga gjitha qytetet e Maqedonisë për të zgjedhur kryetaren e saj, organet udhëheqëse të Asamblesë së Femrës, nënkryetaret, sekretaren gjenerale si dhe të votojnë rregulloren e asamblesë së femrës së ASH.

Edhe pse është Konferenca e parë nën emrin e ASH, Asambleja e Femrës është themeluar menjëherë pas themelimit të parë të subjektit që quhej Lëvizja për Reforma në PDSH, ku në konferencën  parë u zgjodh edhe kryetarja aktuale profesoresha universitare Arta Toçi.

Numri i Kuvendareve në Konferencën e Femrës që do të mbahet të dielën në Tetovë pritet të jetë edhe 350 ndërsa pritet të ketë edhe 400 mysafire tjera nga ASH.

Në këtë ngjarje do të ketë paraqitje edhe kryetari i ASH Ziadin Sela, i cili përveç se do flet për rolin e femrës në ASH dhe në politikë do japë edhe mesazhe politike për aktualitet e fundit politike që kanë të bëjnë me debatin për ndryshimet Kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button