“Poshtë krevatit”, premierë më 8 dhejtor në Qendrën Teatrore të Fëmijëve

Shfaqja teatrore “Poshtë krevatit” do të jetë premierë më 8 dhjetor, me fillim prej ora 19:00 në Qendrën Teatrore të Fëmijëve në Çarshinë e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Poshtë krevatit”, e autorit Brendan Murray, e përkthyer në shqip dhe në regji të Besfort Idrizit, te publiku artdashës do të paraqitet me lojën e aktorëve: Dea Pajaziti, Eldin Shiroki, Flakron Aliu dhe Alma Sadiku.

Sinopsi: Mo dhe Xho po përpiqen të flenë, por ka diçka poshtë krevatit. Me ndihmën e Termoforit, Mo dhe Xho udhëtojnë drejt akullnajave të Arktikut dhe në rërën e një plazhi të deteve jugore, në kërkim të vendit të përshtatshëm për një sy gjumë.

Shfaqja është për të gjitha moshat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button