Fituan studentët, u tërhoq qeveria: Nuk do ketë tarifa (VIDEO)

Ministrja e Arsmit dhe Sportit, Lindita Nikolla, pas protestës së studentëve ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka sqaruar vendimin që është marrë nga qeveria.

Nikolla shtoi se tarifat i vendos vetë universiteti dhe jo ministria, duke theksuar edhe një herë deklaratat e bëra më herët, transmeton Gazeta Shqip.

“Faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës për të rritur komunikimin. Qeveria do të heqë dorë nga tarifimi i provimeve të bartura”,  tha Nikolla.

Në deklaratën e ministres thuhet se, “Që sot qeveria do të shfuqizojë vendimin që lidhet me tarifat, nuk do të ketë kosto shtesë për studentët mbetës. Do hiqet neni 4 i VKM-së dhe nuk do ketë tarifë për provimet e studentëbe mbetës”.

Ky qëndrim i saj u dha pas takimit me dekanët dhe rektorët e universiteteve. Sa i takon kërkesës për përgjysmimin e tarifës së studimit, ajo tha se është në dorë të universiteteve.

Studentët e Universiteteve publike në Tiranë, prej orësh vijojnë protestën para ministrisë së Arsimit.

Madje në mënyrë simbolike ata kanë nxjerrë edhe kartonë të kuq, ndaj ministres së Arsimit Lindita Nikolla, kundër tarifave të larta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button