Të ndalen supozimet dhe le të flasin faktet, atëherë lexuesi do të besojë

Burimi: KriThink

Mund të ndiqet penalisht. Mund të arrestohet. Mund të dënohet. Mund, mund mund… Janë përfundime që nuk tolerohen në një produkt gazetaresk, që synon ta informojë opinionin, nëse teksti qëndron në supozime dhe nuk mbështetet në së paku dy argumente.

.

Link deri te artikulli origjinal: Edhe një ish-ministër për malverzime mund të përfundojë në Shutkë?!

Data dhe koha e publikimit: 04.12.2018

Data e recensionit: 06.10.2018

Recensues: Xhenis Sulimani

Nuk qëndron saktësia te supozimet

Teksti që po e recensojmë sot ka për tendencë ngritjen e supozimeve pa fakte. Nis me titull ku ngre dyshime, por pa i bazuar në argumente dyshimet. Në vend të përgjigjeve të pyetjes për rastin që e ngre si dyshim, ai forcon edhe më tepër pikëpyetjen.

“Ish-zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në qeverinë e kaluar, Vlladimir Peshevski përmendet nga portali Dokaz si njeri i përfshirë në of-shore kompani, tenderë të dyshimtë, malverzime, hapjen e firmave në Qipro dhe më pas në Turqi, pastaj në Maqedoni.”

Shkrimi fillon dhe mbaron me portalin Dokaz dhe forcimin dyshimeve. Detyra e autorit të tekstit është që palët që janë të përfshira në tekstin origjinal, të kenë të drejtën e prononcimit.

Është obligim i gazetarit që dyshimet të vërtetohen!
Prokuroria Speciale Publike është e hapur për mediat dhe do të jepte përgjigje për rastin në fjalë. Do të duhej të ishte marrë për qëndrim edhe i apostrofuari në tekst dhe jo si në rastin konkret të citohet një deklaratë e tij e vjetër.

Më fakte kthehet besimi te mediat

Me informacione, si ky që po e recensojmë, te opinioni është thelluar bindja se mediat, posaçërisht portalet shërbejnë vetëm për etiketime dhe akuza. Lexuesi duhet të mësojë se tekstet e tilla nuk përbëjnë lajm dhe se produkti gazetaresk nuk ka për synim akuzën dhe njollosjen e personaliteteve, por transmetimin e të vërtetës dhe vetëm të vërtetës.

Produkti gazetaresk në kuptimin e plotë të fjalës dyshimet për malverzime i bazon në argumente.

Gazetari nuk informon e as gjykon pa argumente. Dyshimet renditen vetëm kur janë të bashkëngjitura me fakte, sepse dyshimet sjellin deri te e vërteta. Megjithatë dyshimet të ngritura mbi supozime kalojnë lehtë në shpifje dhe produkte që më tepër kanë për synim “klikimin” sesa informimin e saktë. Prandaj, lexuesi te informacionet ku nuk janë të përfshira palët që akuzohen e ka të lehtë të identifikojë manipulimin.  

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button