fbpx

Zaevi dhe Orbani nuk kanë mundur të shtiren se nuk njihen për shkak se Orbani nuk ka qenë atje

Burimi: KriThink

Artikulli thekson se Zaevi dhe Orbani nuk janë takuar për të diskutuar për Gruevskin në Samitin e kryetarëve të qeverisë të Iniciativës së Evropës Qendrore në Zagreb, “pavarësisht nga ajo që kanë qenë të ulurë në të njëjtën tavolinë”. Ky është një manipulim i plotë dhe një e pavërtetë. Të dy kryeministrat nuk ka mundur të jenë të ulur në tavolinën e njëjtë, e as të shtiren se nuk njihen për arsye të thjeshtë se kryeministri hungarez Viktor Orban nuk ka qenë i pranishëm në këtë ngjarje, e lëre më të ulet në tavolinën e njëjtën me Zaevin.

.

Linku deri te artikulli i njëjtë: Zaevi dhe Orbani shtireshin “sikur nuk njihen” në samitin në Zagreb, edhe pse ishin të ulut në të njëjtën tavolinë

Data e publikimit: 04.12.2018

Data e recensionit: 05.12.2018

Recenzuese: Simona Atanasova

Teksti është shembull klasik i lajmit “clickbait” (që ka për qëllim të tërheqë vërejtje dhe të mbledhë sa më shumë klikime), i cili përveç kësaj është senzacionalist, “i fryrë”, mirëpo edhe i pavërtetë.

Në artikull ka edhe një video, e cila në rrjetet sociale të medias është paralajmëruar sikur në video me të vërtetë shihet se Zaevi dhe Orbani shtiren se nuk njihen. Kryeministri Orban ishte vetëm në darkë, kishte vetëm një përshëndetje mirësjellje midis të gjithë kryeministrave dhe nënkryetarëve të qeverive dhe ministrave. Ai nuk qëndroi këtu në takimin e sotëm, kështu që mund të mbajmë një takim. Por shpresoj që mundësia e ardhshme do të jetë në gjendje të japë drejtpërdrejt argumentet tona, se azili është i pabazuar dhe se ish-kryeministri Nikola Gruevski duhet të kthehet në Maqedoni dhe t’i shërbejë dënimit të tij në gjykatë.

.

Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë.

Në video nuk mund të shihet asgjë e till. Në të shihet kryeministri Zaev, zëvendës-ministri për ekonomi, Kire Naumov, si dhe funksionarë të vendeve të tjera. Mirëpo, në video askund nuk shihet kryeministri hungarez Orban. Jo vetëm që ai nuk është takuar me Zaevi, jo vetëm që nuk janë ulur në tavolinë, por Orbani thjesht nuk ka qenë atje.

Ai ka marrë pjesë një ditë më parë, në darkë te kryeministri kroat, dhe më pas është larguar dhe nuk ka marrë pjesë në samit.

Këtë e konfirmoi edhe Zaevi në deklaratën e dhënë për mediat pas përfundimit të ngjarjes.

Kryeministri Orban ishte vetëm në darkë, kishte vetëm një përshëndetje kurtoazie midis të gjithë kryeministrave dhe nënkryetarëve të qeverive dhe ministrave. Ai sot nuk mbeti këtu samit, që mund të realizojmë ndonjë takim. Por, shpresoj se në ndonjë mundësi të ardhshme do të kemi rast që në mënyrë të drejtpërdrejt t’i paraqesim argumentet tona, se azili është i pabazë dhe se ish-kryeministri Nikolla Gruevski duhet të kthehet në Maqedoni dhe ta vuajë dënimin e tij të shqiptuar nga gjykata.

Por, media që e publikoi këtë manipulim, jo vetëm që nuk i kërkoi falje publikut për lajmin e pavërtetë, por lajmi i njëjtë është publikuar në faqen e medias në Facebook edhe pesë herë të tjera në mënyrë senzacionaliste, pas publikimit fillestar.

Gazetari duhet ta verifikojë plotësisht informacionin para se ta publikojë atë, e jo ta përdorë atë vetëm për mbledhjen e klikimeve dhe për manipulimin e publikut.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button