Festivali i Teatrove në Prishtinë, shfaqja “Gratë” rrëmbeu edhe çmimin 15-të

Mbrëmë në Teatrin AAB “Faruk Begolli” në Prishtinë ka përfunduar edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove. Shfaqja “Gratë” e Teatrit Shqiptar të Shkupit është vlerësuar me çmimin “aktorja më e mirë në rolin dytësor” me aktoren Drita Kaba Karaga, transmeton Portalb.mk.

Aktorja Drita Kaba Karaga gjatë marrjes së çmimit

Çmimi i marrë në Festivalin e Ndërkombëtar të Teatrove në Prishtinë është i pesëmbëdhjeti më radhë që rrëmbehet nga “Gratë”, me autor Robert Thomas e në regji të Qëndrim Rijanit.

Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar i Teatrove “Prishtina International Theater Festival – PITF 2018’’ u mbajt gjatë periudhës kohore 29 nëntor – 5 dhjetor 2018.

“Gratë” paraprakisht është vlerësuar me çmimet: “Shfaqja më e mirë” – në Festivalin e Dramës në Dibër, në Festivalin “Othello” dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove në Ferizaj; “Regjia më e mirë” – në Festivalin e Dramës në Dibër dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Ferizaj; “Skenografia më e mirë” – në Festivalin “Kadri Roshi” në Gjirokastër; “Posteri më i mirë” – në Festivalin “Vojdan Çernodrinski” dhe në „Poster Annual 2018” në Nju Jork; “Çmimi i medieve” – në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove në Ferizaj; “Aktorja më e mirë në rolin kryesor dhe dytësor” – me Vjollca Hamiti Bekteshin në Festivalin e Dramës në Dibër dhe në Festivalin “Kadri Roshi” në Gjirokastër, me Teuta Ajdini Jegenin në Festivalin e Dramës në Dibër, me Aida Elezin në Festivalin “Othello”, me Amernis Jovanovska Nokshiqin në Festivalin Ndërkombëtar i Teatrit në Ferizaj dhe e fundit, me aktoren Drita Kaba Karagën në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë.

Përveç me shfaqjen “Gratë”, Teatri Shqiptar i Shkupit gjatë vitit 2018 ka rrëmbyer edhe 7 çmime të tjera. 3 me shfaqjen “G” në Festivalin “Flaka e Talias” në Gjilan dhe 4 me shfaqjen “Vdekja e Dantonit” në Festivalin Mbarëkombëtar në Tiranë dhe Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button