Greqia do të kërkojë nga OKB aneks shtesë për Marrëveshjen e Prespës për gjuhën maqedonase

Pas stuhisë së madhe që në Greqi e shkaktuan deklaratat nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht nga kryeministri Zoran Zaev që të mësohet gjuha maqedonase në Greqi, sipas mediave greke, Athina do ta hedh betejën e terrenit ndërkombëtar, transmeton Portalb.mk.

Siç shkruan gazeta  greke “Ifimerida”, tashmë Qeveria në Athinë u bë e vetëdijshme se termi “gjuha maqedonase” mbetet në përdorim në fqinjin verior, përpiqet të gjejë mënyrë si të përgjigjet dhe t’i “minimizojë  dëmet”, me sa duket me protokoll shtesë që do ta miratonte OKB.

Siç shpjegon gazeta “Estina”, kryeministri grek Aleksis Cipras do të kërkojë që OKB të miratojë protokoll shtesë që do të precizojë Marrëveshjen e Prespës në kuptimin se do të japë hapësirë shumë të kufizuar për mësimet e gjuhës dhe kombit.

Sipas gazetës, protokolli do të jetë amendament i Marrëveshjes së Prespës, gjegjësisht do të mbetet pjesë e saj integrale.

Sipas shkrimeve të gazetave greke, për përgatitjen e këtij amendamenti është angazhuar Evangelos Kalpadakis, këshilltar i kryeministrit grek.

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos tashmë ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s që t’i kundërshtojë ingerencat e Marrëveshjes së Prespës në Maqedoni dhe të mundësojë njohje të “kombit maqedonas” dhe të potencohet se gjuha në fqinjin verior grek është gjuha sllovene.

Sipas mediave, Greqia i ka informuar SHBA-të se Marrëveshja e Prespës Marrëveshja e Prespës nuk do të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë pa garanci të tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button