Burrat janë instruktorët e përjetshëm të grave të tyre

Secili mashkull është storje në vete dhe posedon veti dhe shprehi të veçanta. Disa nga meshkujt mund të kenë veti të buta, romantike, të cilat e bëjnë gruan të ndjehet si mbretëreshë, por nga ana tjetër posedojnë edhe shprehi irrituese dhe të padurueshme për femrat.

Edhe pse zakonisht lista e femrave për gjërat irrituese të meshkujve është mjaft e gjatë, në vijim ua paraqesim disa nga to.

1. Çdoherë pyesin se ku i kanë gjërat e tyre personale.

Meshkujt  shpeshherë harrojnë se ku i kanë lënë çelësat, dokumentet, kuletën dhe kështu i drejtohen të dashurës së tyre me pyetjet irrituese: “Ku i/e kam…?”.  Mirëpo, pyetja është se athua vallë me të vërtetë harrojnë apo nuk mundohet aspak që të mbajnë  në mend  vendin se ku i kanë lënë gjërat.

2. U  ndërhyjnë femrave në vozitje.

“Shumë i je afruar veturës përpara”. “Keq po e mban timonin”, “Freno, freno, freno”, “Mos freno aq vrullshëm”, “Largohu nga gropa”… Burrat janë instruktorët e përjetshëm të grave të tyre. Në fakt, meshkujt e sotëm duhet të pajtohen me faktin se sa më shumë gra ngasin veturat shumë mirë dhe të mos aktrojnë se  janë vozitës të përsosur. Në  fund të fundit, është më se e vështirë t’u iket të gjitha gropave në rrugët tona. 

3. Nuk dëshirojnë të grinden për imtësira.

Meshkujt nuk i marrin mosmarrëveshjet dhe problemet e vogla me aq shumë seriozitet sa edhe femrat. Ata nuk hyjnë në detaje dhe nuk analizojnë shumë, por duhet ta kenë të qartë se po  ato “imtësira” janë shumë të rëndësishme për femrat dhe do të ishte mirë të mos injorohen ato.

4. E idealizojnë nënën e tyre.

Femrat i duan meshkujt të cilët e respektojnë nënën e tyre, por jo edhe në qoftë se e teprojnë së idealizuari atë. Gjëja më irrituese për femrat është kur mashkulli e krahason atë me nënën e tij, duke ia dhuruar të gjitha epitetet e mirë nënës: “Nëna ime e gatuan më mirë këtë”…

5. E nënçmojnë zgjidhjen e femrave për programe televizive.

“Aman, përsëri me këtë serinë tënde”, “Përsëri me këto komeditë romantike?”… në qoftë se partnerja nuk i  pengon kur ai shef lojën e futbollit, as ata nuk duhet të jenë të tillë!

6. Rregullisht flasin për klubet e tyre të preferuara të futbollit, ndërsa për lojtarët dinë më shumë se për veten e tyre.

Meshkujt kanë dëshirë të madhe që t’i ndajnë njohuritë e tyre për klubet futbollistike, të basketbollit apo ndonjë sporti tjetër, mirëpo kjo nuk është aspak interesante për femrat (së paku jo për shumicën e femrave), njëlloj sikurse meshkujt të cilët nuk dëshirojnë të dëgjojnë kur bëhet fjalë për modë dhe shoping./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button