Ninxha: Sulmi në Kuvend është komanduar nga shtabi i VMRO-DPMNE-së

“Sulmi në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar është komanduar nga shtabi paramilitar i VMRO-DPMNE-së”, deklaroi i akuzuari, Aleksandar Vaslievski – Ninxha, gjatë seancës së sotme gjyqësore, njofton Portalb.mk.

Përpara sulmit, Mijallkov i ka thënë që të drejtohet te shtabi, ndërkaq prej atje udhëzimet me telefon i ka dhënë BIlajana Brishkoska, e cila ka komunikuar me Trajko Veljanovskin, Mile Janakieskin, Spiro Ristovskin dhe Bogdan Ilievskin, ndërkaq udhëhzime ka dhënë edhe Kiril Bozhinovski. Mitko Çavkov ka komunikuar me Mitko Peshov.

Ninxha në mbrojtjen e tij sot deklaroi përpara Gjykatës se udhëheqësit e protestave “Për Maqedoni të Përbashkët”, janë kontrolluar nga VMRO-DPMNE. Në shtabin e VMRO-DPMNE-së ka qenë edhe Boris Josifvski nga kabineti i presidentit, Gjorge Ivanov, i cili ka thënë se në çdo moment mund të shpallet gjendje lufte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button