fbpx

Projekti i ri “kompjuter për çdo fëmijë” të shkojë në faza dhe me infrastrukturë të mirë, thonë ekspertët

Projekti për blerjen e kompjuterëve të rinj në shkolla dhe digjitalizimi i mësimdhënies duhet të mendohet mirë para se të realizohet, këshillon prof. d-r. Mile Jovanov, Kryetar shoqatës për informatikanë dhe Shef i Institutit për sisteme inteligjente në Fakultetin e shkencave të informacionit dhe inxhinierisë kompjuterike (FINKI). Kjo vjen pas publikimit të “Metat” për paralajmërimin e zëvendës ministrit për arsim dhe shkencë Petar Atanasov, se shteti ka në plan për të zbatuar një projekt të ri “Kompjuter për çdo fëmijë” në shkollat ​​e Maqedonisë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Prioriteti i parë është blerja e kompjuterëve për shkollat ​​fillore dhe të mesme për pajisjen e kabineteve për mësimin e informatikës. Këto kabinete dallojnë nga të gjitha kabinetet e tjera. Nëse kabinetet tjera e përdorin teknologjinë në mësimdhënie, në kabinetet e informatikës kemi mësimdhënie për teknologjinë dhe duhet të ketë dallim edhe në mënyrën se si duhet të duket ajo klasë në relacion me klasën standarde”,  thotë Jovanov.

Profesori, Mile Jovanov

Sipas tij, blerja e kompjuterëve është projekt që kërkon infrastrukturë shumë serioze.

“Qeveria e kaluar bleu kompjuterë të cilët në disa shkolla nuk mund të aktivizoheshin menjëherë sepse rryma ishte e dobët, furnizimi me rrymë në shkolla nuk ishte i mjaftueshëm, prandaj u desh të bëhen gërmime plotësuese. Problemi me qasjen në internet në shkolla as deri më sot nuk është zgjidhur mirë. Dhe nuk është e thjeshtë për t’u zgjidhur sepse kemi dallime në zhvillimin rajonal. Në disa fshatra ka optikë, në disa mezi mund të kenë akses satelitor. Diku mund të sigurohet provajder telekomunikimi, diku provajder kabllor. Kjo duhet ta zgjidhet, duhet të ketë internet të mirë nëse dëshirojmë të kemi arsim cilësor kompjuterik. Duhet të ketë kompjuterë ë shkolla, ose më mirë – në secilën klasë, të cilët do të shërbejnë si server lokal për të ruajtur përmbajtjen që studentët pastaj do të mund t’i tërheqin në nivel lokalë brenda orës. Para se të blesh një kompjuter, duhet të blesh një projektor për çdo klasë. Projektor të rregullt ose kombinim (tabelë interaktive) ose smart televizorë më të mëdhenj që nuk janë shumë të shtrenjtë. Duhet të mendohet për atë si të kombinohet tabela shkollore dhe projektori gjegjësisht televizori, që donë të thotë se duhet të zgjidhet çështja e hapësirës. Nëse mësimdhënësi mund të projektojë dhe prezantojë gjërat, ai do të rrisë ndjeshëm nivelin e procesit arsimor”, shton Jovanov.

Infografik, kompjuter për çdo fëmijë
Infografik, kompjuter për çdo fëmijë

Pjesa më e rëndësishme, sipas profesorit, është qëndrueshmëria e projektit.

“Kush do të bëjë furnizimin e pjesëve, kush to t’i bëjë riparimet dhe ndërrimin e pjesëve rregullisht janë krejt çështje vendimtare. Pajisja kompjuterike prishet dhe kjo është normale, por është me rëndësi si do të organizohet kujdesi për atë pajisje. Duhet të bëhet thjeshtëzimi i procedurave të tenderimit për furnizim të pjesëve për shembull, sepse derisa të përfundojë një procedurë e tillë, mund të kalojë një gjysmëvjetor”,  thotë profesori.

Sipas tij, pas furnizimit të pajisjes për kabinetet e informatikës, në çdo klasë duhet të furnizohet pajisja për projektim dhe kompjuterë që mund të barten ose të fiksuar me qëllim që mësimdhënësit të mund të lidhen në internet, që pastaj të kalohet në furnizim të pajisjes për disa klasa të specializuara për mësimdhënie të kompjuterizuar (të cilat për shembull, profesorë të lëndëve të ndryshme do t’i përdornin në mënyrë alternative; psh. do të hynin një herë në javë ose një herë në dy javë).

Krejt këto opsione ose faza në kompjuterizim, thotë ai, do të jenë më të lira, më të lehta për mirëmbajtje dhe me ndikim jashtëzakonisht të madh në arsim, përkundër blerjes së drejtpërdrejt të përgjithshme të kompjuterëve për çdo nxënës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button