Si e zvogëlon pushteti papunësinë, duke sjellë të huaj që kanë fuqi pune më të lirë?

Duke menduar se a të ketë investime të reja apo ta zvogëlojë papunësinë, pushteti vendosi të lëshojë pe ndja të huajve, të cilët mund të sjellin fuqi pune të veten. Javorja Global pyet: e çka ishte qëllimi i investimeve të huaja – a nuk ishte ulja e papunësisë?

Punonjësit nga vendet e huaja do t’u bëhen konkurrencë serioze e vendorëve.  Me ndryshime në ligjin Qeveria hap hapësirë për lehtësimin e procedurave për marrjen e lejes së punës.

 Ndryshimet sipas Qeverisë miratohen me kërkesë të gjashtë investitorëve të huaj në vend. “Disa kompani doemos duhej të shkonin në vende tjera të marrin dokumentet për punonjësit  që të mund t’i paraqesin këtu”, theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski.

Qeveria i bëri të ditura ndryshimet në ligjin pasi kompania turke Xhevahir Holding i cili të hënën zyrtarisht filloi me ndërtimin e tre rrokaqiejve në Shkup publikisht i bëri thirrje kryeministrit Gruevskit që ta realizojë premtimin për ndryshime në Ligjin për marrëdhënie pune.

“Doemos duhet të pranojmë se ka shumë ligje të cilat investitorët e huaj i pengojnë në punën e tyre. E dij se Ju punoni në këtë plan dhe dua t’ju lus që sa më shpejtë t’i kryeni, kërkoi Ibrahim Xhevahir nga Xhevahir Holding.

Ja përgjigjja:
“Saktë e dij çka ju pengonte më së shumti në këtë proces. Bëhet fjalë për një ligj nga pjeaa që ka të bëjë me marrëdhëniet e punës. Ju siguroj se punojmë në këtë ligj dhe ai do të korrigjohet, tha kryeministri Nikolla Gruevski.

Sindikatat nuk janë të informuara për zgjidhjet më të reja ligjore. Propozimi ende nuk ka kaluar në këshillin ekonomik-social, ndaj sindikalistët refuzuan ta komentojnë.
Për dallim nga ata, me qëndrim dolën ekspertët për të drejtat e punëtorit. Sipas tyre, në këtë mënyrë diskriminohen punonjësit e Maqedonisë.

“Minimizohen të drejtat e punonjësve vendorë në llogari të atyre të huaj. Nuk duhet me çdo kusht të këmbëngulet për të punësuar të huaj, meqë diskriminohen punonjësit vendorë”, thekson profesori universitar Osman Kadriu.

Për dallim nga të huaj në vend, shtetasit e Maqedonisë edhe më tej do të duhet t’i mbledhin të gjitha dokumentet e nevojshme dhe tëp resin me muaj që të punësohen në ndonjë vend tjetër. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button