U arrestua në Kanada shefja financiare e Huawei, Meng Wanzhou

Vajza e pronarit të kompanisë teknologjike kineze Huawei dhe drejtoresha e çështjeve financiare (CFO), Meng Wanzhou, është arrestuar në Kanada me arsyetimin se ka shkelur sanksionet e Washigntonit ndaj Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria kanadeze e Drejtësisë, Wanzhou, vajza e pronarit të kompanisë kineze Huawei, Ren Zhengfei, është arrestuar më 1 dhjetor në qytetin Vancouver me akuzat për shkelje të sanksioneve të SHBA-ve ndaj Iranit.

Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se për Wanzhou e cila është arrestuar me kërkesë të SHBA-ve, seanca e parë do të zhvillohet të premten, 7 dhjetor.

Wanzhou rast se Huawei ekstradohet në SHBA, mësohet se ajo do të gjykohet në gjykatën e rajonit lindor të New Yorkut.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë në prill ka nisur një hetim ndaj prodhueit kinez të telefonave të mençur dhe gjigandit të telekomunikimit Huawei me arsyetimin e shkeljes së sanksioneve të vendosura kundër Iranit.

Lajmi për arrestimin e Wanzhou ka ndikuar negativisht në tregje ndërsa ky rast mund të shkaktojë rrezik për “armëpushimin” e tregtisë së arritur pak më parë mes SHBA-së dhe Kinës.

Tregjet e aksioneve aziatike kanë filluar ditën me humbje të mëdha, ndërsa theksohet se do të përjetohen rënie të ndjeshme edhe në indekset e të ardhurave amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button