Gjinekologu i dënuar me dy vjet burg ka ikur nga Maqedonia

I dënuari Nikollçe Damçevski, gjinekologu i cili nëntë muaj e ka gënjyer pacienten se është shtatzënë, ka ikur nga Maqedonia me pasaportë bullgare. Gjykata Themelore Shkupi 1 për Sdk.mk deklaroi se sot në mëngjes pas kontrollimeve, e kanë gjetur pasaportën e Maqedonisë të Damçevskit, në depon e gjykatës, transmeton Portalb.mk.

“Damçevski kishte të përcaktuar masë për sigurimin e pranisë së tij, gjegjësisht për shkak rrezikut se mund të ikë dhe ajo masë nuk i është hequr që nga marrja e vendimit, ajo masë është në fuqi edhe sot. Muajin e kaluar gjykatësi për kryerjen e sanksioneve i ka shkruar edhe akt të referimit për mbajtjen e dënimit me dy vite burg”, thonë nga Gjykata Penale.

Prej aty paralajmërojnë detaje pas kontrollit të lëndës, kur dhe a i është dorëzuar akti i referimit gjinekologut-mashtrues të dënuar, a është kërkuar-gjetur në shtëpi, a është njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, dhe a ka flet-arrest ndërkombëtar ose jo.

Ai në vend se të vuajë dënimin prej dy viteve burg, u ka ikur organeve gjyqësore maqedonase. Përveç dënimit me burg që Gjykata e Apelit e konfirmoi dhe e rriti nga një vjet e gjashtë muaj në dy vjet, Damçevski ka edhe ndalesë për kryerjen e veprimtarisë për tetë vite.

LEXO: U dënua me burg gjinekologu i cili ka gënjyer pacienten se është shtatzënë

Oda e Mjekëve të Maqedonisë, atij ia ka marrë lejen e punës, ndërsa portali “Nova TV” në hetimin e saj zbuloi se Damçevskin e kanë gjetur se si punon në një klinikë bullgare “Majçin Dom”, madje kanë caktuar kontroll.

LEXO: Shkup, Oda e mjekëve vendosi t’ia merr lejen e punës gjinekologut që kishte gënjyer pacienten se është shtatzënë

Ndryshe, rastin e ka zbardhur NOVA TV, pas të cilave arritën edhe një numër i madh i dëshmive edhe nga gratë tjera “viktima” të gjinekologut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button