„О2“: Nga Makraduli presim statistika dhe analiza të sakta, e jo propagandë të shpejtë

Çfarë statistike është kjo, kur prej saj janë përjashtuar stacionet të cilat shfaqin, historikisht, vlerat më të larta, ndotjen më të madhe me PM10, e ato janë Lisiçe dhe Gazi Baba? E pyesin ekologët nga Iniciativa “O2” zëvendësministrin e Mjedis Jetësor, Jani Makraduli.

Ai doli në publik me të dhëna të pjesshme nga stacionet e matjes në vend, të cilat tregojnë trend të uljes së ndotjes së ajrit në disa pjesë të vendit, sidomos në Shkup, Tetovë dhe Manastir, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimit të “O2” është e papranueshme që në bazë të të dhënave jo të plota dhe selektive – për shembull, nga vetëm një stacion matës në Shkup (një në Karposh) ose “Manastiri 2” ose stacione për të cilat nuk ka të dhëna për të gjitha ditët – të pohohet se në vitin 2018 ka rënie në numrin e ditëve të ndotjes në krahasim me vitin 2017 dhe 2016.

Lisiçë është shkyçur që nga tetori, “Gazi Babai” nga gushti, gjë që është krejtësisht e papranueshme, sidomos që në fushatën parazgjedhore kjo ishte vendosur si prioritet. Shumë nga stacionet tjera të matjes që merren për krahasim kanë “vrima” të mëdha në të dhënat. Nuk është e qartë si si Lisiçe nuk është marrë për krahasim, ndërsa “Veles 2” po? “, thonë nga Iniciativa

Nga “O2” e përkujtojnë zëvendësministrin se edhe për “Veles 2” nuk ka të dhëna nga korriku, ndërsa nuk ka pasur të dhëna edhe për pjesën më të madhe të janarit, si dhe në muajt tjerë të vitit të kaluar. Gjithashtu, ekologët theksojnë se nga “Manastiri 2” nuk ka pasur të dhëna për dy muaj këtë vit, ashtu si vitin e kaluar. Në vitin 2016, stacioni matës “Manastiri 1” nuk ka pasur të dhëna për pothuajse tre muaj, ndërsa këtë vit kështu ishte pothuajse një muaj .

“Statistikat vjetore dhe krahasim i të dhënave nuk janë të mundshme kur ka aq shumë “vrima”në matje. Nuk mund të bëni krahasim për tre vite, e plotësisht të  injoroni këta faktorë dhe dilni në publik me deklaratë se krahasuar me dy vitet e kaluara, në vitin 2018 ka ulje të numrit të ditëve të ndotura”, thonë ekologët.

Makraduli tha se ka rënie serioze të numrit të ditëve të ndotura në Tetovë, ku në vitin 2016 ka pasur 273 ditë të ndotura, në vitin 2017 – 115, ndërsa në 2018 ky numër ka rënë në 105. Gjithashtu, Makraduli tha se në Manastir vitin e kaluar ka pasur 105 ditë të ndotura në krahasim me 65 ditët e këtij viti në stacionin e parë të matjes, ose 99 ditë të ndotura vitin e kaluar kundrejt 70 viteve në vendin e stacionit të dytë të matjes.

Zëvendësministri pohonte gjithashtu se mesatarja e të gjitha stacioneve matëse në nivel kombëtar tregoi një rënie të lehtë, nga 99 ditë të ndotura në 2016 dhe 2017 në 86 ditë të ndotura në 2018, në periudhën prej 1 janarit deri në 30 nëntor. Sipas Makradulit, është dëshmi se përpjekjet e Qeverisë, si dhe të të gjitha institucioneve tjera, për të zvogëluar ndotjen e ajrit tashmë po japin rezultate.

Nga Iniciativa O2 veprimin e Makradulit e konsiderojnë si “krejtësisht manipulues dhe joprofesional, nga një ministri nga e cila priten analiza dhe statistika të qëndrueshme, e jo propagandë e shpejtë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button