Tetovë: Dënim me 250 euro për veturat që zënë kot trotuaret

Komuna e Tetovës sot ka lajmëruar qytetarët se ka filluar aksionin për mënjanimin e automjeteve të lëna për shitje në sipërfaqet publike, respektivisht në rrugët dhe trotuaret e qytetit të Tetovës.

Aksioni kryet nga Sektori për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore së bashku me Inspektoratin komunal pranë Komunës së Tetovës në bashkëveprim me SPB Tetovë.

Nga ky sektor bëjnë të ditur se shërbimi i merimangës është 1 mijë denarë, ndërsa 1 mijë e 500 denarë nëse vetura bartet te stacioni i këtij shërbimi që gjendet afër njësitit territorial kundër zjarrit. 

Nga SPB Tetovë kanë bërë të ditur se dënimet për ata që zënë hapësirat publike për shitjen e veturave janë 250 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button