Ninxha: DSK më dha armë, radio-stacion dhe legjitimacion

Gjatë vitit 2015 rreth janarit, shkurtit gjatë krizës politike në Maqedoni, kur Zaev filloi t’i publikojë “bombat”, u angazhova nga Goran Grujoski që të jem sy dhe veshë të Nikolla Boshkoskit, gjegjësisht të mbledh informata nga targetët që ai do t’i japë personalisht dhe ta njoftojë personalisht atë. Ato informata ishin nga karakteri i rëndësishëm për rruajtjen e rendit kushtetues dhe angazhim të qytetarëve të thjeshtë në shërbim, tha i akuzuari Aleksandar Vasilevsnki – Ninxha në seancën e sotme për 27 prillin e përgjakshëm, njofton Portalb.mk.

“Që të më punësojnë në DS më thanë se patjetër të mbarojë 4 vjet shkollë të mesme, kam pasur 3 vjet. Për nevojat e shërbimit mu dha një (legjitimacion) shenjë me numër 637, më thanë armë “magnum 38 agent special” dhe stacion radio me 16 kanale aktive, janë dëgjuar të gjitha 8 Sektorët e Punëve të Brendshme të Maqedonisë”, tha Ninxha.

“Një ndër detyrat e para mu dha që t’i afrohem një familjari tim, Vllatko Panovski, pasi që shërbimi ka pasur informata se bashkëpunon me shërbimet e inteligjencës serbe. Unë atë e bëra, shërbimi u informua për aktivitetet e tij”, tha i akuzuari.

Pasi që filluan akuzat e PSP-së, shtoi Ninxha, Nikolla Boshkoski më tha që të shoqërohem më shumë me të, ishte në gjendje të depresionuar. Sipas fjalëve të Ninxhas, Boshkoski edhe atëherë intensivisht kanë filluar të punojnë edhe me Vlladimir Atanasovskin, ish shefin e DSK-së.

Ndryshe, në seancën e kaluar, i akuzuari Stefan Mlladenovski, si organizator të sulmit në Kuvend i ka theksuar Aleksandar Vaslievskin – Ninxha dhe Vlladimir Atanasovin, drejtorin e atëhershëm të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Prokuroria të akuzuarit i akuzon për kryerjen e veprës penale rrezikim terrorist të rendit kushtetues, ndërkaq pala mbrojtëse thotë se nuk ekzistojnë dëshmi për të njëjtën.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakariе Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vllatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button