Profesori Ruzhin për ndryshimet kushtetuese: Nuk duhet të na ndodh si me Kosovën dhe Serbinë

Në Universitetin “FON” është duke u zhvilluar edhe dita e dytë e debatit publik për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Ish diplomati Nano Ruzhin, ka dhënë përkrahje të plotë ndaj ndryshimeve kushtetuese, mjeteve që përdoren nga Qeveria e Maqedonisë për miratimin e marrëveshjes së Prespës, pasi që siç tha ai, me ato zgjidhet njëri nga tre problemet ballkanike.

Duke folur për rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, Ruzhin tha se mes Maqedonisë dhe Greqisë nuk duhet të ndodh ajo çfarë po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë, duke aluduar në dialogun për territorin.

“Me tejkalimin e një problemi më pak, ne do të sjellim model të një zgjidhje të një konflikti. E shihni se çfarë ndodh mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe Bosnja është e tensionuar. Prandaj ne duhet të fokusohemi në zgjidhjen e problemit. Për këtë nuk do të doja të hy në detajet e thëna nga kryeministri. Unë i japë fuqishëm përkrahje ndryshimeve kushtetuese dhe të gjitha mjeteve që përdoren nga Qeveria, që ta zgjidhin këtë problem dhe të përgjigjen në pyetjen që e thash në fillim: “Ku shkojmë?”. Shkojmë në NATO, në BE dhe në një paqe ballkanike, me aleat Greqinë”, tha Ruzhin.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka sqaruar për amendamentet, dhe ka theksuar se për të nuk janë problem asnjëra nga kërkesat e parashtruara, përfshirë edhe ato nga opozita shqiptare, të cilët kërkojnë që në Kushtetutë të figurojë edhe populli shqiptar, e jo të thuhet kombësitë tjera.

“Unë nuk jam kundër që të qëndrojë ajo në Kushtetutë. Kjo nuk do t’i pengojë as Greqisë, e as neve. Qëllimi është që të mos nxisim ndjenja të pakëndshme”, tha Zaev.

Në debat pjesëmarrës ishte edhe profesori universitar, Temelko Risteski i cili elaboroi katër draft amendamentet e kushtetutës së Maqedonisë.

Përndryshe, debati publik për draft-amendamentet e kushtetutës nisi dje në Qeverinë e Maqedonisë. Kryministri Zaev si sot, edhe dje ka theksuar: “Është e mundshme që propozimet e dhëna të bëhen pjesë e ndryshimeve kushtuese”.

LEXO: Zaev i hapur për propozime të reja në amendamentet kushtetuese

Ndërsa profesori Ljubomir Fërçkovski i cili është edhe njëri ndër autorët e Kushtetutës aktuale të Maqedonisë nga debati publik në Qeveria ku po diskutohej për ndryshimet Kushtetuese theksoi se Marrëveshja e Ohrit duhet të veçohet nga rreshti apo të ndahet nga grupi i dokumenteve mbi të cilat thirret formimi i kushtetutës. Fërçkovski vlerëson se distanca kohore mes kushtetutës parë dhe MO-së të nënshkruaka në vitin 2001 nuk jep bazë logjike për bashkimin e saj me dokumentet e KAÇKM-së, Republikës së Krushevës dhe referendumit për pavarësi.

“Pra Manifesti i Krushevës, KAÇKM-ja, referendumi dhe Marrëveshja e Ohrit që është nënshkruan në vitin 2001 janë bazë për sjelljen e Kushtetutës së vitin 1991. Nuk mund këtë ta vendosini në të njëjtën fjali. Këtu duhet një fjali tjetër si për shembull “e plotësuar me Marrëveshjen e Ohrit”, pohoi Ljubomir Fërçkovski, profesor.

LEXO: Fërçkovski: MO-ja të ndahet nga dokumentet e para

Ndryshe, amendamentet që janë miratuar janë:

Amendamentin XXXII – parasheh që: Në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” të zëvendësohen me fjalët “Republika e Maqedonisë së Veriut”, kurse fjala “Maqedonia” të zëvendësohet me fjalën “Maqedonia Veriore”, përveç në Nenin 36.

Amendamentin XXXIV – parasheh që: Në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fjalët “Vendimet e ASNOM-it” të zëvendësohen me fjalët “Shpallja e seancës së parë të ASNOM deri te populli Maqedonas për mbajtjen e seancës së parë të ASNOM”, pas fjalës “viti” shtohen edhe fjalët “dhe Marrëveshja e Kornizë e Ohrit”, kurse fshihen fjalët “vendosën të”.

Amendamentin XXXV – parasheh që: 1. Republika e respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politika të shteteve fqinje, dhe 2. Me pikën 1 të këtij amendamenti plotësohet Neni 3.

Amendamentin XXXVI – parasheh që: 1. Republika e mbron, garanton dhe kujdeset për trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit maqedonas.
2. Republika i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në mërgim dhe i avancon lidhjet e tyre me atdheun.
3. Republika kujdeset për pjesëtarët e kombit maqedonas të cilët jetojnë në mërgatë.
4. Republika gjatë kësaj nuk do të përzihet në të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e brendshme të tyre.
5. Me këtë amendament zëvendësohet Neni 49 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Për Marrëveshjen e Prespës mund të lexoni më shumë KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button