Fatmir Xhafaj krijoi klanin e tij në Partinë Socialiste

Top Story dokumentoi momentet më kulmore të Xhafajt. Ai do të zëvendësonte edhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, një rival ky i hershëm i Fatmir Xhafajt.

“Rama, mbas largimit të detyruar nga faktori ndërkombëtar të Saimir Tahirit, është menduar të gjejë një zgjidhje edhe për shkak të marrëdhënieve me faktorët e tjerë, besoj Gramoz Ruçin, është detyruar të vendosi Xhafën në krye të Minisitrisë së Brendshme”, tha Islami.

“Mendoj që Xhafaj e ka pasur përkrahjen e amerikanëve, gjithë kjo kohë e ka treguar. Ka pasur edhe mbështetjen e gjermanëve, gjithë kjo kohë e ka treguar”, tha Hila.

Përplasja mes Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt ishte lidhur fort me kryebashkiakun Veliaj dhe të gjitha sherret të çonin në një drejtim, atë të kontrollit të Partisë Socialiste, pasi ta dorëzojë Edi Rama.

Njësoj si me komunistët, Nanon, Majkon, Ruçin dhe Ramën, tashmë Xhafaj do të ngjitej pas kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi besonte fort se mund të ishte lideri i së ardhmes në Partinë Socialiste. Miqësia Xhafaj-Veliaj, ishte edhe në nivel familjar. Dhëndërri i Xhafajt, zoti Ditjon Baboçi, i cili është i fejuari i vajzës, punon si drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës.

Me të marrë Ministrinë e Brendshme, Xhafaj do të shkërmoqte klanin e Tahirit. Fillimisht, ai sulmon thuajse hapur Tahirin, kur thotë se kanabisi ishte një fenomen që mori përmasa masive dhe roli i policisë ishte i dyshimtë.

” Edi Rama në fillim të Parlamentit falenderoi për kontributin opozitar, ndërsa pasardhësi im në detyrë me akuzat për policinë e kriminalizuar ia kaloi edhe Saliut, edhe Lulit. Ministri i Brendshëm numëron bandat në televizor, një tmerr që të largohesh e të marrësh valixhet”, deklaron Saimir Tahiri.

Më vonë, në media rodhi dosja Habilaj, ku implikonte ish-ministrin e Brendshëm në trafikun e drogës. Zërat ishin se Fatmir Xhafaj e kishte dorëzuar me dorën e tij këtë dosje tek një media.

Xhafaj kishte kapur majën, ishte numri dy i pushtetit të Ramës. Bashkë me karrierën politike, po rriteshin edhe financat e familjarëve të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button