Rusia: Krijimi i Ushtrisë së Kosovës është hap provokativ dhe destabilizues

Zbatimi i planeve të Kosovës për të formuar forcat e armatosura do të ishte shkelje e hapur e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, tha të mërkurën Ministria e Jashtme e Rusisë, transmeton REL.

“Prishtina ka njoftuar se planifikon të miratojë vendimin për krijimin e forcave të armatosura të Kosovës më 14 dhjetor. Ky hap do të ishte shkelje e drejtpërdrejtë e Rezolutës 1244, që është dokumenti i vetëm lgjor ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Rezoluta parasheh vetëm vendosjen e trupave shumëkombëshe në rajon, të kontrolluara ndërkombëtarisht”, tha Ministria e Jashtme ruse, transmeton agjencia TASS.

Sipas saj, Prishtina po bëhet gati të ndërmarrë edhe një “tjetër hap destabilizues dhe provokues” pas vendosjes së taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se, më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës do t’i votojë projektligjet që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.

Por, të mërkurën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e paralajmëroi Prishtinën zyrtare se do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button