BPRM: Rritja e çmimit të bukës do të ndikojë edhe tek çmimet tjera

Shtrenjtimi i bukës do ta rrisë inflacionin, paralajmërojnë nga Bankën Popullore. Çmimi më i lartë i bukës do ta rrisë çmimin edhe të produkteve dhe shërbimeve tjera për qytetarët. Nga Banka qendrore thonë se ata janë vigjilentë rreth situatës, por nuk mund të ndikojnë në këtë vendim, sepse çmimi rregullohet në tregun e lirë. Analiza e BPRM-së tregon se nga mesi i vitit 2017 ka pasur një trend rritës në çmimet e grurit në bursat botërore, si dhe një rritje e çmimit të naftës së papërpunuar, të cilët janë ndër faktorët që e korrigjojnë edhe çmimin e bukës në pakicë, transmeton Alsat M. 

“Aktualisht, inflacioni mesatar i brendshëm është 1.5%, ndërsa për të gjithë vitin 2018 presim që mesatarisht të jetë rreth 1.6%. Në vitin 2019, parashikohet përshpejtim i lehtë në 2%. Ajo që është e rëndësishme është se në këto parashikime tashmë janë përfshirë edhe supozimet për rritje të mëtejshme në çmimet botërore të ushqimit dhe energjisë, dhe rrjedhën e tyre ndaj çmimeve të brendshme. Tani për tani nuk presim ndonjë devijim të rëndësishëm nga rruga e parashikuar e inflacionit vendor, deri në fund të këtij viti dhe të vitit të ardhshëm”- thonë nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë.

Industria e mullisëve dhe furrtarëve mori vendim që ta rrit çmimin e bukës për rreth 3 denarë, me arsyetimin se kanë shpenzime më të larta gjatë prodhimtarisë. Mullisët ankohen edhe për rendimentin shumë të dobët të grurit, naftës më të shtrenjtë dhe mungesën e fuqisë punëtore në këtë biznes, e me këtë edhe rritjen e imponuar të pagave në këtë sektor. Ky shtrenjtim i produktit elementar ushqimor vjen pas një pauze prej 7 viteve. Asokohe, buka u shtrenjtua për shkak të çmimit të lartë të rrymës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button