Protestat në Francë kanë shkaktuar probleme në pikat e karburanteve

 Në Francë, “jelekët e verdhë” që protestojnë kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike kanë mbyllur hyrjet dhe daljet e depove të shumta të karburanteve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vazhdojnë në të gjithë vendin protestat e zhvilluara nga “jelekët e verdhë” kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe për të përmirësuar kushtet ekonomike të vendit.

Si pasojë e protestave, protestuesit kanë penguar hyrjet dhe daljet të shumë depozitave të naftës në vend. Për këtë arsye rreth 250 pika karburanti kanë mbetur pa lëndë karburanti, ku dhe rreth 380 të tjera mund të kryejnë shitje të pjesshme.

Protestat që filluan në Francë më 17 nëntor si reagim ndaj rritjes së çmimit të karburanteve dhe përkeqësimin e kushteve ekonomike u kthyen në protestat më të dhunshme të viteve të fundit.

Protestuesit të cilët përbëhen nga njerëzit që banojnë kryesisht në zonat periferike për shkak të çmimeve të shtrenjta, kërkojnë nga presidenti francez, Emmanuel Macron, të ulë taksat dhe të përmirësojë kushtet ekonomike.

Po ashtu për shkak të protestave shumë restorante, lokale dhe dyqane në bulevardin Champs-Elysees dhe në zona të tjera u mbyllën duke shkaktuar një dëm prej 3 deri në 4 milionë euro.

Që nga fillimi i protestave e deri tani nga ngjarjet kanë humbur jetën 3 persona, janë plagosur 1.043 të tjerë nga të cilët 222 forca sigurie, si dhe janë arrestuar 1.424 të tjerë.

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, njoftoi dje pezullimin për 6 muaj të rritjes së çmimeve të karburanteve për të cilën po protestojnë “jelekët e verdhë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button