Alarmante shpërngulja e të rinjve: Të ndalohet prodhimi masiv i diplomave

Rreth 80 për qind e të rinjve duan të largohen nga Maqedonia, si pasojë se mungojnë mekanizma adekuate që ata të përfshihen në krijimin e politikave, për të krijuar standard jetësor dhe vende puna më të mira sikurse në botë. Duhet të ndalohet me prodhimin masiv të diplomave, u tha sot në tryezën e rrumbullakët: “Integrimi evropian dhe mobiliteti i të rinjve”, transmeton Portalb.mk.

Drejtoresha e Qendrës për Hulumtim dhe Krijim të Politikave (QHKP), Marija Risteska pas publikimit të rezultateve të hulumtimit nga kjo qendër, deklaroi se dëshira për shpërngulje, vjen si rezultat se në Maqedoni ka shumë pak mekanizma që mundësojnë përfshirjen e të rinjve në krijimin e politikave.

“Kemi shumë pak mekanizma të cilat mundësojnë që të rinjtë të jenë të përfshirë në procesin e krijimit të politikave, përfshirje e vogël e të rinjve në jetën shoqërore dhe njohjen e tyre si aktor kryesorë të shoqërisë, kurse ka shumë pak mjete në dispozicion për realizim të politikave të të rinjve”, tha Risteska.

Tryeza e rrumbullakët: “Integrimi evropian dhe mobiliteti i të rinjve”

Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Poposki, shpërngulja  e të rinjve është një problem që nuk e tangon vetëm Maqedoninë, që sipas tij mund të sjellë përfitime të mëdha për të rinjtë.

“Shpërngulja mund të sjellë përfitime të mëdha për të rinjtë të cilët fitojnë njohuri të reja, përvoja dhe mundësi, por shteti duhet të krijojë kushte që një pjesë e tyre, që e kanë lëshuar shtetin, të duan të kthehen”, tha Poposki.

Ndërkaq zëvendës-ministri për Arsim dhe Shkencë, Petar Atanasov tha se problemi kryesor i shpërnguljes është prodhimi masiv i diplomave.

“Duhet të ndalojmë me prodhimin masiv të diplomave në arsimin e lartë, të cilët nuk sjellin vende pune të mira, dhe të fokusohemi në programe të specializuara për të rinjtë, që më shpejtë të gjejnë vende pune të cilat janë të mira në botë”, tha Atanasov.

Për drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Karaeski shpërngulja e të rinjve është një obligim shtesë i Qeverisë së Maqedonisë.

LEXO: Hulumtim: Rreth 80 për qind e të rinjve dëshirojnë të largohen nga Maqedonia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button