Hulumtim: Rreth 80 për qind e të rinjve dëshirojnë të largohen nga Maqedonia

Qendra për Hulumtim dhe Krijim të Politikave në tryezën e rumbullakët: “Integrimi evropian dhe mobiliteti i të rinjve”, ka publikuar rezultatet e hulumtimit të realizuar në periudhën korrik – tetor 2018, të cilat thonë se rreth 80 për qind e të rinjve të Maqedonisë dëshirojnë të largohen nga Maqedonia, transmeton Portalb.mk.

“Hulumtimi tregoi se 76.7% e të rinjve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë mendojnë të shpërngulen, dhe ajo nuk ka dallim mes atyre që kanë shfrytëzuar dhe nuk kanë shfrytëzuar ndonjë program për mobilitet”, thanë nga QHKP-ja.

Sipas tyre, qëllimi kryesor për shpërngulje është cilësia e keqe e jetës, i cili përskaj aspekteve materiale, e përfshinë edhe situatën e përgjithshme politike dhe pasigurinë ekonomike në shtet, cilësinë e shërbimeve publike në arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale, mundësi për zhvillim të karrierës dhe zhvillimit personal, dhe përfshirja në proceset e sjelljes së vendimeve të cilët i preokupojnë.

Hulumtimi është realizuar gjatë periudhës kohore korrik – tetor 2018, nëpërmjet anketës së të rinjve të moshës 15-29 vjeçare dhe intervistave të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe organizatave të qytetarëve të cilët punojnë në këtë fushë.

Hulumtimin e plotë mund ta shihni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button