SHGM: Të ndërpritet vlerësimi i gazetarëve me kritere administrative

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë proteston kundër vlerësimit të gazetarëve dhe kuadrit kreativ në Radiotelevizionin e Maqedonisë në pajtim me Ligjin për nëpunësit publik. Gazetarët dhe kuadri kreativ në RTM nuk guxon të trajtohen si administratë publike dhe ofrues të shërbimeve publike sepse kështu cenohet autonomia institucionale dhe pamundësohet roli i tij si servis radioviziv publik i qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

“Vlerësimi i tyre si pjesë e administratës publike paraqet trysni publike ndaj kolegëve tanë dhe përpjekje për të ndikuar në politikën redaktuese të servisit publik. Këshilli programor dhe Drejtori i RTM-së, duhet menjëherë të shtyjnë vlerësimin e gazetarëve të servisit publik me kritere administrative deri sa kolegët tanë nuk shlyhen nga Ligji për nëpunësit publik”, thuhet në kumtesën e SHGM-së.

Nga atje po ashtu kërkojnë nga Ministria për Shoqëri Informative dhe Administratë të pushojë së ushtruari trysni financiare ndaj RTM-së.

“Servisi publik llogari jep vetëm para Kuvendit të Maqedonisë dhe askujt tjetër. MShIA nuk ka të drejtë të kërkojë raporte financiare mujore për punën e RTM-së sepse me këtë bëhet ndërhyrje në pavarësinë financiare të servisit publik”, thuhet më tej në reagimin e SHGM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button