“Maqedonia Bllokon”: Bllokada edhe në udhëkryqe dhe përfshirje në debatin për ndryshime kushtetuese

Iniciativa qytetare “Maqedonia Bllokon” përveç se para Kuvendit të Maqedonisë, do t’i bllokojë edhe udhëkryqet e Shkupit, “për të vetmin qëllim – shpërbërjen e Kuvendit”. Iniciuesi Dragan Ugrinovski gjatë konferencës për media që u sot, kërkoi përfshirje në debatin publik për ndryshimet kushtetuese, transmeton Portalb.mk.

“E informojmë opinionin që prej të premtes do t’i zgjerojmë aktivitetet, ku gjatë orëve të pasdites do të fillojmë me bllokada edhe të udhëkryqeve në Shkup. Jemi të vetëdijshëm që trafiku nga e premten do të jetë i rënduar, dhe për këtë ftojmë për mirëkuptim sepse këtë nuk e bëjmë për interes personal, partiak apo të ndonjë shoqate tjetër, por për të mbrojtur emrin e shenjtë të Maqedonisë, identitetin, historinë dhe traditën e popullit maqedonas”, tha Ugrinovski.

“Qëllimi i të gjitha aktiviteteve tona është një kusht, shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhje pa Zoran Zaevin si kryeministër”, tha më tej Urginovski.

Kjo iniciativë e qytetarëve kanë kërkuar edhe përfshirje në debat për ndryshimet kushtetuese të cilat sot hynë në fazën e diskutimit publik nga Qeveria e Maqedonisë.

“Për këtë e ftojmë marionetën Zoran Zaev të përgjigjet publikisht se a është i gatshëm që të marrë pjesë në debatin publik për ndryshimet kushtetuese të organizuar nga “Maqedonia Bllokon”, në të cilën para publikut maqedonas do të shtjellojë se pse kërkon fshirje të gjithçka çfarë është maqedonase”, tha Ugrinovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button