Arratisja e Gruevskit, Zaev: Spasovski dëshiroi të jep dorëheqje, por nuk e lash

“Maqedonia le ta mbajë mend, për të mirë ose për të keqe, për të dëshmuar ose jo të dëshmuar”, thotë kryeministri Zoran Zaev, në lidhje me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili u arratis në Hungari për t’i ikur dënimit me burg prej dy vjetëve në lëndën “Tanku”, njofton Portalb.mk.

Në një intervistë për “Dojçe Vele”, Zaev përgjigjet në pyetjen nëse fotografia e Gruevskit duhet që të gjendet në radhët e kryeministrave të cilët as e kanë lëshuar, por as e kanë turpëruar Maqedoninë.

“Besoj se gjithçka që do të thotë memorie, nga kryeministri i parë e deri më sot, në pajtueshmëri me traditën duhet të mbetet. Disa kryeministra të popullit tonë i kujtojmë për të mirë, disa për të keqe, disa kanë lënë përshtypje të dobët, disa më të madhe. Mendoj se nuk është punë e imja të prek në atë që është vendosur praktika nga e kaluara”, thotë Zaev.

Ai thotë se nuk do të mund të ketë implikime arratisja e Gruevskit për sigurinë e Maqedonisë, edhe pse ish kryeministri ka informata të cilat janë zyrtare dhe sekrete shtetërore për Maqedoninë.

Në lidhje me hetimin për arratisjen e tij, kryeministri thotë se ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tanimë ka biseduar me atë në temën e dorëheqjes si akt moral.

Gazetarja: Por, në praktikat demokratike në të cilat thirreni, ka diçka shumë të rëndësishme, a ajo quhet përgjegjësi morale. Nuk pamë se dikush ofroi dorëheqje si akt moral.

“Ai ka bërë hap, ka biseduar me mua. Si kolegë në Qeveri dhe bashkëpunëtor i gjatë i imi, gjithmonë kemi diskutuar se çfarë me aktin moral në këto rrethana. Pasi që, nëse ka përgjegjësi morale, duhet të ketë edhe argumente për atë, të sqarohet, të dihet ku është përgjegjësi, problemi, lëshimet… unë nuk shoh lëshim të tillë. Por, nëse dëshmohet se ka pasur përgjegjësi – unë do të kërkojë që e njëjta konkretisht të mbahet”, thotë Zaev.

Ndryshe, Gruevski më 20 nëntor një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski  u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest.  Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button