Takimi Xhaferi – Mekalister – Flekenshtejn: Zgjidhja ligjore për pajtim nacional mos t’i tejkalojë vijat e kuqe të sundimit të së drejtës (FOTO)

Në takimin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe koordinatorëve të grupeve parlamentare, me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (KPJPE), Dejvid Mekalister dhe euro-deputetin Knut Flekenshtejn, është diskutuar për Marrëveshjen e Prespës, procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe realizimin e reformave që parashihen me Planin 18 të Qeverisë së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Sa i takon grupit të pavarur që bazohet në tre segmente: integrim, reforma dhe pajtim nacional, është theksuar se zgjidhjet ligjore që do të dalin nga ky grup, nuk duhet t’i tejkalojnë vijat e kuqe të sundimit të së drejtës dhe të shtetit juridik, e sidomos për parandalimin e dhunës dhe formave të dhunës për realizimin e qëllimeve të caktuara në të ardhmen.

Kryetari i KPJPE-së, Mekalister ka vlerësuar se Maqedonia i është shembull i mirë për rajonin dhe për Evropën, por i mbetet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe të gjitha forcave politike që ti vënë në plan të parë interesat dhe qëllimet strategjike të vendit, dhe këto janë integrimet euroatlantike, për të cilat do ta ketë mbështetjen e plotë të institucioneve evropiane.

Euro-deputeti Flekenshtejn theksoi se edhe Parlamenti Evropian duhet patjetër gjithashtu ta përfundojnë punën e vet në raport me vendet aspiruese për anëtarësim në BE dhe ti përmbushin premtimet e dhëna.

Siç njoftojnë nga Kuvendi i Maqedonisë, kryeparlamentari Xhaferi gjatë takimit ka informuar për proceset që zhvillohen në Maqedoni, me qëllim të fillimit të negociatave për anëtarësim në qershor vitin e ardhshëm.

Në takim, të pranishmit kanë rënë dakord për atë se Maqedonia duhet ti fillojë negociatat për anëtarësim në BE vitin e ardhshëm dhe meriton që sa më shpejt të bëhet anëtare e Unionit, ku edhe gjeografikisht bën pjesë.

Dejvid Mekalister, Knut Flekenshtejn dhe Samuel Zhbogar në takim me kryetarin dhe koordinatorët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Maqedonisë

LEXO: Deputetja Aleksandrova: Në fund të javës do të jetë gati propozim ligji për pajtim nacional (VIDEO)

Pas këtij takimi, Mekalister dhe Flekenshtejn kanë realizuar takim edhe me grupin paralmentar të pavarur në Kuvendin e Maqedonisë, të cilëve, sipas asaj që deklaroi deputetja e këtij grupi pas takimit, Emilija Aleksandrova u është dhënë mbështetje absolute për fushat e veprimit të tyre. Deputetja Aleksandrova njoftoi se deri në fund të javës do të jetë gati propozim ligji për pajtim nacional.

LEXO: Deputeti i LSDM-së Kostadinov: Mickoski kërkon amnisti që t’i shpëtojë të afërmit e tij

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button