Deputetja Aleksandrova: Në fund të javës do të jetë gati propozim ligji për pajtim nacional (VIDEO)

“Meqë një pjesë e deputetëve janë në takime zyrtare, në fund të javës pritet që të dalim me propozim të zgjidhjes ligjore, në lidhje me ngjarjet e 27-prillit. Sapo të vijnë kolegët nga vizitat zyrtare, do ta caktojmë mbledhjen e ardhshme”, kështu ka deklaruar deputetja e pavarur në Kuvendin e Maqedonisë, Emilija Aleksandrova pas takimit me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Dejvid Mekalister dhe eurodeputetin, Knut Flekenshtejn, të cilët sipas asaj, u kanë dhënë mbështetje absolute në fushat e veprimit të këtij grupit, transmeton Portalb.mk.

“Morëm përkrahje absolute, dhe në mënyrë të veçantë u theksua se pritet përmirësim e atmosferës së përgjithshme me nisjen e procesit për pajtim, i cili është i rëndësishëm në shtetin tonë”, tha Aleksandrova.

Ajo ka shprehur pritshmëri për zgjerimin e grupit të deputetëve të pavarur: “Presim që në këtë proces të përfshihen edhe më shumë deputetë”, tha Aleksandrova.

Deputetja Emilija Aleksandrova edhe njëherë përsëriti qëndrimin e thënë kohë më parë, se pa përfunduar procesi i reformave, i integrimit dhe i pajtimit, nuk do të dihet edhe qëndrimi i tyre se i takon votës në fazën e fundit të ndryshimeve kushtetuese për të cilën nevojiten 2/3 e votave “për” e që duhet të përfundojë në janar të vitit 2019

LEXO: Deputeti i LSDM-së Kostadinov: Mickoski kërkon amnisti që t’i shpëtojë të afërmit e tij

Takimi i eurodeputetëve me grupin e pavarur të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button